Rama: Ekonomia shqiptare më e fortë se asnjëherë, synojmë anëtarësimin në BE pa pritur 10 apo 20 vjet

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot projektbuxhetin për vitin 2027 dhe paketën e re fiskale, duke theksuar se ekonomia shqiptare është më e fortë se asnjëherë tjetër


Kryeministri Edi Rama prezantoi sot projektbuxhetin për vitin 2027 dhe paketën e re fiskale, duke theksuar se ekonomia shqiptare është më e fortë se asnjëherë tjetër dhe se rritja e saj krijon mundësi për më shumë mbështetje sociale dhe shpërndarje më të drejtë të të ardhurave.

Në fjalën e tij, Rama u shpreh se Shqipëria e sotme dhe ekonomia e saj janë ndryshe nga e kaluara, ndërsa shprehu bindjen se në të ardhmen ekonomia do të jetë edhe më e fortë.

“Kjo Shqipëri është një Shqipëri tjetër dhe ekonomia shqiptare është më e fortë se asnjëherë tjetër. Prandaj jemi më optimistë dhe më të bindur se ekonomia shqiptare nesër do të jetë shumë më e fortë se ekonomia e sotme, pasi nuk do të bazohet, siç e nisëm ne, në një ekonomi të shkatërruar, por në një ekonomi që tanimë ka forcën e vet”, deklaroi Rama.

Kryeministri theksoi se pavarësisht mbështetjes së parashikuar në buxhet, do të ketë qytetarë që do ta konsiderojnë atë të pamjaftueshëm, duke nënvizuar se edhe qeveria synon të bëjë më shumë.

“Nuk ka diskutim që edhe pas këtij buxheti do të ketë shumë njerëz që do të thonë: ‘Nuk më mjafton’. Dhe prandaj ne jemi këtu, sepse edhe për ne nuk mjafton. Ditën që ne do të na duket dhe do të mendojmë se mjafton, ne nuk jemi më të vlefshëm për Shqipërinë”, u shpreh ai.

Rama theksoi se pensionet ende nuk janë në nivelin e synuar dhe se kostoja e jetesës mbetet një problem që është lehtësuar, por jo zgjidhur plotësisht.

Sipas tij, përballimi i të gjitha problematikave nuk mund të realizohet përmes një buxheti të vetëm.

“Ajo që duhet të kuptojnë të gjithë është se mundësia për të bërë më shumë nesër varet drejtpërdrejt nga aftësia jonë sot për të pasur një ekonomi më të fortë”, tha kryeministri.

Duke theksuar lidhjen mes rritjes ekonomike dhe mbështetjes sociale, Rama u shpreh se nuk ka kundërvënie mes mbështetjes së sipërmarrjes dhe asaj sociale, investimeve dhe pensioneve, si dhe rritjes ekonomike dhe drejtësisë fiskale.

“Pa një ekonomi që rritet, të gjitha janë përralla, të gjitha janë gënjeshtra, të gjitha janë lojëra politike në kurriz të njerëzve”, deklaroi Rama.

Kryeministri foli edhe për vizionin për integrimin europian, duke theksuar se synimi është një Shqipëri anëtare e Bashkimit Europian pa pritur edhe 10 apo 20 vjet, me një shpërndarje më të drejtë të përfitimeve të rritjes ekonomike.

“Vizioni është një Shqipëri në Bashkimin Europian sot, jo pas 10 apo 20 vjetësh. Dhe një Shqipëri në Bashkimin Europian ku ka një rishpërndarje më të drejtë, ku rritja ekonomike nuk e zgjeron hendekun mes Shqipërisë që ndryshon dhe njerëzve që përjetojnë në jetën e tyre të përditshme jo të mirat, por pasojat e këtij ndryshimi. Dhe këtë hendek vetëm ne mund ta ngushtojmë, sepse vetëm ne e shohim dhe vetëm ne e dimë se nga vjen”, përfundoi Rama.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Ekonomia shqiptare më e fortë se asnjëherë, synojmë anëtarësimin në BE pa pritur 10 apo 20 vjet

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot projektbuxhetin për vitin 2027 dhe paketën e re fiskale, duke theksuar se ekonomia shqiptare është…

Global 360

Haga vendos sot për Thaçin dhe katër të bashkëakuzuarit e tjerë për “pengim të drejtësisë”

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe katër të bashkëakuzuarit e tij do të përballen sot me vendimin e Gjykatës Speciale…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Ekonomia shqiptare më e fortë se asnjëherë, synojmë anëtarësimin në BE pa pritur 10 apo 20 vjet

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot projektbuxhetin për vitin 2027 dhe paketën e re fiskale, duke theksuar se ekonomia shqiptare është…