Nënshkruhet memorandumi për krijimin e Akademisë së Interit në Shqipëri

Shqipëria do të ketë akademinë zyrtare të futbollit të FC Internazionale Milano, përmes projektit “Inter Academy Albania”, që synon zhvillimin sportiv dhe edukativ të fëmijëve dhe të rinjve, si dhe identifikimin dhe mbështetjen e talenteve të reja.


Shqipëria do të ketë akademinë zyrtare të futbollit të FC Internazionale Milano, përmes projektit “Inter Academy Albania”, që synon zhvillimin sportiv dhe edukativ të fëmijëve dhe të rinjve, si dhe identifikimin dhe mbështetjen e talenteve të reja.

Gjatës ditës së sotme, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka dhe drejtuesi i Inter Club Albania, Juxhin Rama, nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit, si një hap të rëndësishëm drejt realizimit të këtij projekti.

Ministri Gonxhja, tha se “në kuadër të këtij bashkëpunimi, MTKS do të ofrojë mbështetje institucionale, ndërsa Federata Shqiptare e Futbollit do të vendosë në dispozicion infrastrukturën sportive të nevojshme për lançimin dhe zhvillimin e projektit në Tiranë”.

Sipas tij, Inter Academy Albania, akademia zyrtare e FC Internazionale Milano në Shqipëri, synon të sjellë një model ndërkombëtar të formimit sportiv dhe edukativ, bazuar në metodologjinë, standardet dhe eksperiencën e një prej klubeve më të mëdha të futbollit botëror.

Përmes përfshirjes së stafit teknik të Interit dhe trajnimit të trajnerëve shqiptarë, projekti do të krijojë mundësi të reja për qindra fëmijë dhe familje në kryeqytet, por edhe nga tërë rajoni.

“E veçanta e këtij projekti është se iniciativa ka lindur nga forca dhe pasioni i një komuniteti të konsoliduar si Inter Club Albania, i cili ndër vite ka ndërtuar ura të forta bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe FC Internazionale Milano. Një nga shtyllat kryesore të akademisë do të jetë ndërthurja e sportit me edukimin, duke promovuar idenë se një sportist i mirë mund dhe duhet të synojë të jetë edhe një nxënës i shkëlqyer”, theksoi Gonxhja.

Projekti do të nxisë gjithashtu përfshirjen e vajzave në futboll, mbështetjen e talenteve të reja dhe krijimin e mundësive përmes programeve të bursave, duke vlerësuar njëkohësisht rezultatet në shkollë, disiplinën dhe përkushtimin.

Fëmijët dhe të rinjtë do të kenë mundësinë të stërviten dhe të formohen sipas ekselencës elitare të një prej klubeve më prestigjioze në botë, FC Internazionale Milano.

Inter Academy përbën tashmë një model të suksesshëm ndërkombëtar, i dëshmuar në vende si Gjeorgjia, ku falë këtij programi janë përgatitur katër futbollistë të ekipit kombëtar.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Nënshkruhet memorandumi për krijimin e Akademisë së Interit në Shqipëri

Shqipëria do të ketë akademinë zyrtare të futbollit të FC Internazionale Milano, përmes projektit “Inter Academy Albania”, që synon zhvillimin…

Global 360

Haga vendos sot për Thaçin dhe katër të bashkëakuzuarit e tjerë për “pengim të drejtësisë”

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe katër të bashkëakuzuarit e tij do të përballen sot me vendimin e Gjykatës Speciale…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nënshkruhet memorandumi për krijimin e Akademisë së Interit në Shqipëri

Shqipëria do të ketë akademinë zyrtare të futbollit të FC Internazionale Milano, përmes projektit “Inter Academy Albania”, që synon zhvillimin…