Rama: Rindërtimi histori suksesi, problemet në Tiranë pasi ka dy vjet pa kokë

Kryeministri Edi Rama e cilësoi sot procesin e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 të suksesshëm, teksa evidentoi edhe disa problematika në zbatimin e tij nga bashkia e Tiranës.

Kryeministri Edi Rama e cilësoi sot procesin e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 të suksesshëm, teksa evidentoi edhe disa problematika në zbatimin e tij nga bashkia e Tiranës.

Gjatë prezantimit sot në Kuvend të projektbuxhetit për vitin 2027 dhe paketën e re fiskale duke iu përgjigjur akuzave të deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku për rindërtimin, Rama tha se “dëgjova zonjën këtu vjedhje, vjedhje, që foli për rindërtimin dhe vonesën. Nëse ka një proces rindërtimi të suksesshëm për të qenë krenarë se çfarë ka ndodhur pas tërmeteve në vende shumë më të zhvilluara se i yni është procesi i rindërtimit në Shqipëri”.

“Por patjetër ne kemi një problem me rindërtimin në bashkinë e Tiranës kemi një problem sepse bashkia e Tiranës ka dy vjet pa kokë. Kemi një problem, sepse një shumë e madhe në dispozicion të strehimit dhe të rindërtimit nuk është vënë në lëvizje”, tha Rama.

Kryeministri Rama theksoi se “ndërkohë që nga ana tjetër ne do të përfshijmë në këtë politikë të re edhe zgjerimin e stokut të banesave që ndërtohet nga vetë fondi i strehimit”.

“Kështu që nuk mund të kemi një realitet ku apartamentet mbahen bosh si depo pasurie, ndërkohë që për shumë familje të reja qiraja bëhet e lartë”, tha Rama.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Rindërtimi histori suksesi, problemet në Tiranë pasi ka dy vjet pa kokë

Kryeministri Edi Rama e cilësoi sot procesin e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 të suksesshëm, teksa evidentoi edhe…

Global 360

Haga vendos sot për Thaçin dhe katër të bashkëakuzuarit e tjerë për “pengim të drejtësisë”

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe katër të bashkëakuzuarit e tij do të përballen sot me vendimin e Gjykatës Speciale…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia