
Spahiu: Shërbim pranë vendbanimit dhe përmirësim i urgjencës në Spitalin Ditor në Has
Zgjerimi i shërbimeve shëndetësore pranë vendbanimit dhe përmirësimi i kapaciteteve të urgjencës ishin në fokus të vizitës së ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu në Spitalin Ditor në Has.

Zgjerimi i shërbimeve shëndetësore pranë vendbanimit dhe përmirësimi i kapaciteteve të urgjencës ishin në fokus të vizitës së ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu në Spitalin Ditor në Has.
Gjatë vizitës, vëmendje iu kushtua mundësive për zgjerimin e gamës së shërbimeve që ofrohen në këtë strukturë shëndetësore, me synim përmirësimin e aksesit të qytetarëve në kujdesin shëndetësor dhe ofrimin e një shërbimi sa më pranë komunitetit.
Përmirësimi i shërbimit të urgjencës përbën një tjetër prioritet, në mënyrë që banorët e zonës të marrin ndihmën e nevojshme shëndetësore në kohë dhe të kenë akses më të shpejtë në shërbimet mjekësore.
Ministrja Spahiu theksoi rëndësinë që qytetarët e Hasit të kenë mundësi të përfitojnë nga një gamë më e gjerë shërbimesh pranë vendbanimit të tyre, duke shmangur udhëtimet e panevojshme drejt spitaleve të tjera për marrjen e kujdesit shëndetësor.
Vizitat e ministres Spahiu në spitalet dhe strukturat shëndetësore në rrethe janë pjesë e angazhimit për të ndjekur nga afër funksionimin e shërbimeve, nevojat e personelit mjekësor dhe problematikat me të cilat përballen qytetarët në marrjen e kujdesit shëndetësor.
Në fokus të këtyre vizitave është zgjerimi i shërbimeve pranë vendbanimit, përmirësimi i infrastrukturës dhe pajisjeve mjekësore, forcimi i urgjencës dhe rritja e kapaciteteve të spitaleve rajonale e bashkiake.
Burimi ATSH


















