Nufi në takimin e NATO-s: Shqipëria angazhohet për sigurinë kolektive dhe mbështetjen e Ukrainës

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mori pjesë në takimin e 37-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës (UDCG), zhvilluar në Selinë e NATO-s në Bruksel


Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mori pjesë në takimin e 37-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës (UDCG), zhvilluar në Selinë e NATO-s në Bruksel, ku në fokus ishte vijimi i mbështetjes së koordinuar ndërkombëtare për Ukrainën përballë agresionit rus.

Nufi bëri të ditur se gjatë takimit u riafirmua rëndësia e mbështetjes ndërkombëtare për Ukrainën, me synimin për t’i hapur rrugë përfundimit të luftës dhe arritjes së një paqeje të drejtë, të qëndrueshme dhe afatgjatë.

“Si një anëtare e përgjegjshme e NATO-s, Shqipëria e konsideron këtë si angazhim ndaj vlerave që na bashkojnë, ndaj së drejtës së një kombi për të mbrojtur lirinë dhe sovranitetin e tij, sikurse është një përgjegjësi e vendit tonë ndaj sigurisë kolektive dhe kontributit për një hapësirë euroatlantike më të sigurt”, u shpreh ministri.

Takimi u organizua nën kujdesin e ministrit federal të Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius, dhe sekretarit britanik të Shtetit për Mbrojtjen, Wes Streeting.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi në takimin e NATO-s: Shqipëria angazhohet për sigurinë kolektive dhe mbështetjen e Ukrainës

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mori pjesë në takimin e 37-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës (UDCG),…

Global 360

Haga vendos sot për Thaçin dhe katër të bashkëakuzuarit e tjerë për “pengim të drejtësisë”

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe katër të bashkëakuzuarit e tij do të përballen sot me vendimin e Gjykatës Speciale…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi në takimin e NATO-s: Shqipëria angazhohet për sigurinë kolektive dhe mbështetjen e Ukrainës

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi mori pjesë në takimin e 37-të të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës (UDCG),…