Ismaili-Walt: Thellim i bashkëpunimit dhe rritje e investimeve zvicerane në Shqipëri

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili zhvilloi sot një takim me ambasadoren e Zvicrës në Shqipëri, Siri Walt, me të cilën bisedoi për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Gjatë takimit Ismaili dhe Walt diskutuan edhe për vijimësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve, përmes mbështetjes teknike, institucionale dhe financiare.

“Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik i Shqipërisë dhe ecuria pozitive në sektorë të rëndësishëm, ndër të cilët edhe turizmi, krijon mundësi të reja për thellimin e bashkëpunimit dhe për tërheqjen e investimeve zvicerane në vendin tonë”, tha ministrja Ismaili.

Ministrja Ismaili u shpreh se “mbështetja e vazhdueshme e Zvicrës në fusha si qeverisja qendrore dhe vendore, infrastruktura dhe punësimi ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e Shqipërisë, veçanërisht në këtë fazë vendimtare të rrugëtimit tonë drejt Bashkimit Evropian”.

Sipas saj, Zvicra mbetet një partner i rëndësishëm dhe i besueshëm për Shqipërinë.

“Jam e bindur se ky mandat i ri i ambasadores Walt do t’i japë një nxitje të mëtejshme marrëdhënieve tona dhe bashkëpunimit në mbështetje të aspiratës sonë për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian brenda vitit 2030”, tha Ismaili.

Burimi ATSH

Ismaili-Walt: Thellim i bashkëpunimit dhe rritje e investimeve zvicerane në Shqipëri

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili zhvilloi sot një takim me ambasadoren e Zvicrës në Shqipëri, Siri…

Global 360

Haga vendos sot për Thaçin dhe katër të bashkëakuzuarit e tjerë për “pengim të drejtësisë”

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe katër të bashkëakuzuarit e tij do të përballen sot me vendimin e Gjykatës Speciale…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia