Miratimi nga DASH i dy sistemeve të artilerisë raketore M142 HIMARS, Nufi: Forcojmë mbrojtjen e vendit dhe kontributin në NATO

Shqipëria ka kërkuar të pajiset me dy sisteme të artilerisë raketore M142 HIMARS, ndërsa Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e mundshme dhe ka njoftuar Kongresin amerikan.

Shqipëria ka kërkuar të pajiset me dy sisteme të artilerisë raketore M142 HIMARS, ndërsa Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e mundshme dhe ka njoftuar Kongresin amerikan.

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, bëri të ditur se, paketa e propozuar, me vlerë të përllogaritur prej 210 milionë dollarësh, përfshin edhe municione, trajnim për ushtarakët shqiptarë dhe mbështetje për mirëmbajtjen e sistemeve. Për financimin e saj parashikohet një kredi nga programi amerikan i financimit ushtarak – FMF.

“E mirëpresim këtë hap në bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara. Me këto sisteme, Forcat e Armatosura të Shqipërisë do të fitonin aftësinë për të vepruar me saktësi në distanca të gjata, duke forcuar mbrojtjen e vendit dhe kontributin tonë në NATO”, u shpreh ministri.

Sipas njoftimit të DASH, qeveria shqiptare ka kërkuar blerjen e dy sistemeve HIMARS, gjashtë pakove me raketa të drejtuara GMLRS M31A2, gjashtë pakove me koka luftarake alternative GMLRS M30A2, si dhe të tetë sistemeve për shkëmbimin dhe përpunimin e të dhënave taktike të artilerisë (IFATDS).

Paketa përfshin gjithashtu, dy automjete të blinduara me shumë funksione dhe lëvizshmëri të lartë (HMMWV), pajisje komunikimi, sisteme navigimi, mjete transporti dhe furnizimi, pjesë këmbimi, pajisje mirëmbajtjeje, mjete testimi, si dhe shërbime trajnimi dhe asistence teknike.

Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit, kjo shitje synon të mbështesë objektivat e politikës së jashtme dhe të sigurisë kombëtare të SHBA-së, përmes forcimit të sigurisë së një vendi aleat në NATO.

Burimi ATSH

Miratimi nga DASH i dy sistemeve të artilerisë raketore M142 HIMARS, Nufi: Forcojmë mbrojtjen e vendit dhe kontributin në NATO

Shqipëria ka kërkuar të pajiset me dy sisteme të artilerisë raketore M142 HIMARS, ndërsa Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar…

Global 360

Haga vendos sot për Thaçin dhe katër të bashkëakuzuarit e tjerë për “pengim të drejtësisë”

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe katër të bashkëakuzuarit e tij do të përballen sot me vendimin e Gjykatës Speciale…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia