Malaj: Fuqizimi i auditit të brendshëm, prioritet i reformës së menaxhimit financiar publik

Ministri i Financave, Petrit Malaj mori pjesë në konferencën “Fuqizimi i Auditit të Brendshëm”, e cila u organizua nga Instituti i Audituesve të Brendshëm (IIA Albania), anëtar i Institutit Global të Audituesve të Brendshëm (IIA Global).


Ministri i Financave, Petrit Malaj mori pjesë në konferencën “Fuqizimi i Auditit të Brendshëm”, e cila u organizua nga Instituti i Audituesve të Brendshëm (IIA Albania), anëtar i Institutit Global të Audituesve të Brendshëm (IIA Global).

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, dhe Anthony Pugliese, president dhe drejtues i përgjithshëm i IIA Global.

Gjatë fjalës së tij, Malaj u shpreh se auditimi i brendshëm përbën një prej shtyllave kryesore të mirëqeverisjes, transparencës dhe integritetit financiar, ndërsa për Ministrinë e Financave është një prioritet i rëndësishëm i reformës së menaxhimit financiar publik, në kuadër edhe të procesit të integrimit evropian.

Në këtë kuadër, Malaj theksoi se janë ndërmarrë hapa konkretë për të transformuar rolin e audituesit të brendshëm dhe për ta afruar atë me standardet më të avancuara ndërkombëtare.

Ndër hapat më kryesorë, ministri përmendi hartimin e manualit të ri të auditimit të brendshëm, i cili shërben si bazë për të ngritur një model bashkëkohor për kontrollin me përgjegjshmëri dhe profesionalizëm në administratën publike, hapjen e procesit të certifikimit profesional për audituesit e brendshëm, me module të mbështetura nga OECD/ SIGMA, si një investim afatgjatë për kapitalin njerëzor, për ngritjen e kapaciteteve profesionale, si dhe për krijimin e një sistemi kombëtar certifikimi të qëndrueshëm, bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare, si dhe përkthimin dhe adoptimin institucional të Standardeve Globale të Auditimit të Brendshëm, proces që është realizuar përmes bashkëpunimit mes Ministrisë së Financave dhe IIA Albania.

Këto hapa, tha ministri, përbëjnë një dëshmi të qartë se Shqipëria po ndërton një sistem auditimi që bazohet tek cilësia, integriteti dhe besueshmëria.

Nga ana tjetër, Malaj nënvizoi faktin se Ministria e Financave ka bërë një punë shumë të mirë sa i takon harmonizimit të kuadrit tonë ligjor me atë të Bashkimit Europian.

“Ne udhëheqim disa kapituj dhe ndër ta, Kapitulli 32 – “Kontrolli financiar”, mbetet një nga më të rëndësishmit sa i takon konsolidimit të shtetit ligjor dhe forcimit të institucioneve publike. Përmbushja e standardeve të këtij kapitulli kërkon sisteme më efektive të kontrollit të brendshëm dhe auditim të pavarur e profesional. Kjo nuk është thjesht një kërkesë teknike e procesit të integrimit, por një domosdoshmëri për të ndërtuar besimin e qytetarëve tek institucionet dhe për të garantuar menaxhimin më të mirë të financave publike”, u shpreh Malaj.

Një administratë moderne, vijoi më tej ministri, nuk matet vetëm nga politikat që harton, por edhe nga aftësia për të monitoruar, kontrolluar dhe përmirësuar vazhdimisht mënyrën se si këto politika zbatohen.

Malaj theksoi se Ministria e Financave mbetet e angazhuar në ndërtimin e një auditimi të brendshëm që gëzon autoritet profesional, pavarësi funksionale dhe rol aktiv në forcimin e qeverisjes publike.

Burimi ATSH

Qeveria miraton dy projektligje për përafrimin me legjislacionin e BE-së

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit bëri të ditur sot, se Qeveria miratoi dy projektligje në kuadër të procesit të integrimit…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Qeveria miraton dy projektligje për përafrimin me legjislacionin e BE-së

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit bëri të ditur sot, se Qeveria miratoi dy projektligje në kuadër të procesit të integrimit…