AMA prezanton nismën për krijimin e Koalicionit Kundër Piraterisë Audiovizive

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) ka prezantuar sot nismën për krijimin e Koalicionit Kundër Piraterisë Audiovizive, me synim forcimin e bashkëpunimit mes operatorëve, mbajtësve të të drejtave të transmetimit dhe institucioneve përgjegjëse për luftën kundër transmetimeve të paligjshme.


Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) ka prezantuar sot nismën për krijimin e Koalicionit Kundër Piraterisë Audiovizive, me synim forcimin e bashkëpunimit mes operatorëve, mbajtësve të të drejtave të transmetimit dhe institucioneve përgjegjëse për luftën kundër transmetimeve të paligjshme.

Kryetarja e AMA, Armela Krasniqi, gjatë prezantimit të nismës, ftoi operatorët dhe mbajtësit e të drejtave të transmetimit të formalizojnë një bashkëpunim të përbashkët për mbrojtjen e të drejtave të transmetimit, investimeve në përmbajtje dhe konkurrencës së ndershme.

“Kemi arritur në këtë iniciativë të re duke pasur parasysh realitetin e piraterisë audiovizive, shtimin e rasteve si pasojë e zhvillimit të teknologjisë, problematikat që grupet e inspektimit vërejnë çdo ditë në terren, por edhe shqetësimet e shprehura nga vetë operatorët e ligjshëm”, deklaroi Krasniqi.

Në këtë aktivitet u prezantua edhe PENPA, platforma elektronike e zhvilluar nga AMA për njoftimin dhe ndjekjen e rasteve të piraterisë audiovizive. Përmes saj synohet të lehtësohet raportimi i rasteve, komunikimi me operatorët dhe verifikimi i zbatimit të masave.

“Kur një ndeshje po transmetohet pa autorizim, çdo minutë ka rëndësi. Kur një pirat vjedh përmbajtjet audiovizive, çdo aktor i tregut, operatorët e ligjshëm dhe institucionet, ka rëndësi të bashkërendojnë veprimet”, theksoi kryetarja e AMA.

Krasniqi bëri të ditur se gjatë këtij viti AMA ka kryer 222 inspektime në terren dhe ka referuar pranë Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) 399 lidhje, domene dhe adresa IP për bllokim. Ndërkohë, pas raportimeve të dokumentuara nga AMA, platforma TikTok ka hequr 2776 video dhe fotografi që promovonin piraterinë televizive.

Duke falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në takimin e sotëm, kryetarja e AMA-së, njoftoi se, hapi i radhës është krijimi i një mekanizmi të koordinuar mes mbajtësve të të drejtave të transmetimit, operatorëve të ligjshëm dhe institucioneve, për të mundësuar ndërhyrje të shpejtë ndaj transmetimeve të paautorizuara, duke mbrojtur të drejtat e autorit dhe konkurrencën në tregun audioviziv.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

AMA prezanton nismën për krijimin e Koalicionit Kundër Piraterisë Audiovizive

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) ka prezantuar sot nismën për krijimin e Koalicionit Kundër Piraterisë Audiovizive, me synim forcimin e…

Global 360

Haga vendos sot për Thaçin dhe katër të bashkëakuzuarit e tjerë për “pengim të drejtësisë”

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe katër të bashkëakuzuarit e tij do të përballen sot me vendimin e Gjykatës Speciale…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

AMA prezanton nismën për krijimin e Koalicionit Kundër Piraterisë Audiovizive

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) ka prezantuar sot nismën për krijimin e Koalicionit Kundër Piraterisë Audiovizive, me synim forcimin e…