
Rama pjesë e “Koalicionit të Vullnetmirëve” në Berlin, pritet nga Merz
Kryeministri Edi Rama u prit sot në Kancelarinë Federale në Berlin, nga Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz.

Kryeministri Edi Rama u prit sot në Kancelarinë Federale në Berlin, nga Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz.
Rama ndodhet në Berlin me ftesë të Kancelarit Merz, për të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë të “Koalicionit të Vullnetmirëve” (Coalition of the Willing).
Takimi do të mbahet në Kancelarinë Federale Gjermane dhe pjesëmarrja e Kryeministrit Rama në këtë tryezë të rëndësishme riafirmon rolin aktiv të Shqipërisë si partnere e besueshme në çështjet e sigurisë, paqes dhe stabilitetit evropian, si dhe angazhimin e saj të palëkundur në krah të aleatëve strategjikë.
Burimi ATSH


















