Ambasadorja e BE-së pret Dhukën dhe Pirdenin, diskutime për ecurinë e negociatave dhe reformat

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, priti sot kryenegociatoren e Shqipërisë, Majlinda Dhuka dhe zëvendëskryenegociatoren Adea Pirdeni, në një takim me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së.

Takimi u zhvillua dy javë pas publikimit të raportit vjetor të Komisionit Evropian dhe udhërrëfyesit drejt vitit 2027, ku u diskutua për ecurinë e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ambasadorja Moreira de Sousa bëri të ditur se Dhuka dhe Pirdeni prezantuan ecurinë e negociatave dhe ambicien e Shqipërisë përtej mbylljes së kapitujve, duke synuar ndërtimin e institucioneve që funksionojnë sipas standardeve të një shteti anëtar të BE-së.

Diskutimet u përqendruan te shteti i së drejtës, mjedisi dhe zbatimi i reformave në praktikë.

“Pikërisht kjo punë do të bëjë ndryshimin për shqiptarët”, theksoi ambasadorja e BE-së, Sofia Moreira de Sousa.

Burimi ATSH

Ibrahimaj: Buxheti 10 mld euro, më shumë të ardhura dhe mbështetje të drejtpërdrejtë për qytetarët

Buxheti i vitit 2027, i cili për herë të parë kalon vlerën e 10 miliardë eurove, synon ta përkthejë rritjen…

Global 360

Haga vendos sot për Thaçin dhe katër të bashkëakuzuarit e tjerë për “pengim të drejtësisë”

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe katër të bashkëakuzuarit e tij do të përballen sot me vendimin e Gjykatës Speciale…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia