Reforma Zgjedhore, Komisioni kërkon ekspertë nga OSBE/ODIHR për hartimin e ndryshimeve ligjore

Kërkesa është firmosur nga bashkëkryetarët e Komisionit, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi, pas vendimit të marrë në mbledhjen e datës 17 nëntor 2026.


Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore i është drejtuar zyrtarisht OSBE/ODIHR-it me kërkesën për caktimin e ekspertëve që do t’i bashkohen grupit të punës për hartimin e ndryshimeve në legjislacionin zgjedhor.

Kërkesa është firmosur nga bashkëkryetarët e Komisionit, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi, pas vendimit të marrë në mbledhjen e datës 17 nëntor 2026.

Në shkresën drejtuar OSBE/ODIHR-it, dy bashkëkryetarët kërkojnë që ekspertët të përfshihen drejtpërdrejt në procesin e hartimit të projektakteve që do të dalin nga reforma zgjedhore.

“Angazhimi i këtyre ekspertëve do të mbështesë vijimin dhe përmbylljen e punës së nisur, duke ndihmuar në trajtimin e çështjeve të mbetura dhe në reflektimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, në përputhje me standardet ndërkombëtare për zgjedhje demokratike. Përfshirja e tyre në procesin e hartimit do të mundësojë ofrimin e ekspertizës së specializuar gjatë përgatitjes dhe finalizimit të projektakteve”, thuhet në kërkesë.

Në zbatim të këtij vendimi, Gjiknuri dhe Bylykbashi i kërkojnë OSBE/ODIHR-it caktimin e ekspertëve dhe njoftimin e emrave të tyre, me qëllim përfshirjen në veprimtarinë e grupit të ekspertëve të Komisionit.

“Duke ju falënderuar për bashkëpunimin dhe kontributin tuaj të vazhdueshëm, mbetemi të angazhuar për vijimin e një procesi gjithëpërfshirës, të mbështetur në ekspertizën profesionale dhe në rekomandimet ndërkombëtare”, thuhet në kërkesë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Reforma Zgjedhore, Komisioni kërkon ekspertë nga OSBE/ODIHR për hartimin e ndryshimeve ligjore

Kërkesa është firmosur nga bashkëkryetarët e Komisionit, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi, pas vendimit të marrë në mbledhjen e datës…

Global 360

Haga vendos sot për Thaçin dhe katër të bashkëakuzuarit e tjerë për “pengim të drejtësisë”

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe katër të bashkëakuzuarit e tij do të përballen sot me vendimin e Gjykatës Speciale…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Reforma Zgjedhore, Komisioni kërkon ekspertë nga OSBE/ODIHR për hartimin e ndryshimeve ligjore

Kërkesa është firmosur nga bashkëkryetarët e Komisionit, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi, pas vendimit të marrë në mbledhjen e datës…