Demo: Rritje mesatare page prej 27% për 8 174 inspektorë policie në buxhetin 2027

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, deklaroi se projektbuxheti 2027, i pari mbi 10 miliardë euro, synon që rritja e ekonomisë të ndihet drejtpërdrejt në jetën e familjeve shqiptare, përmes mbështetjes financiare, lehtësimit të kostove të përditshme, përmirësimit të shërbimeve dhe forcimit të sigurisë.


Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, deklaroi se projektbuxheti 2027, i pari mbi 10 miliardë euro, synon që rritja e ekonomisë të ndihet drejtpërdrejt në jetën e familjeve shqiptare, përmes mbështetjes financiare, lehtësimit të kostove të përditshme, përmirësimit të shërbimeve dhe forcimit të sigurisë.

“Suksesi i ekonomisë nuk matet vetëm me miliardat në euro, por me atë që ndryshon në jetën e çdo familjeje”, u shpreh Demo.

Ministri nënvizoi se projektbuxheti parashikon dyfishimin e bonusit mujor për pensionistët dhe mbështetjen e familjeve të reja përmes bonusit të bebeve, që do të jepet çdo muaj deri në moshën 5 vjeç. Gjithashtu, parashikohet dyfishimi i mbështetjes për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe rritja e bursave për studentët në nevojë, nga 10 mijë në 25 mijë lekë.

Një nga masat që prek drejtpërdrejt shpenzimet e familjeve është ulja e TVSH-së në 6% për 54 produkte bazë të shportës ushqimore.

“Që nga buka, qumështi, mielli, vaji e vezët, synimi ynë është që familjet të paguajnë më pak për nevojat e përditshme”, tha ministri.

Demo përmendi edhe lehtësimin e tatimit mbi pagën për shtresën e mesme, me synimin që më shumë të ardhura të mbeten në buxhetin e familjeve.

Për sigurinë publike, ministri theksoi se projektbuxheti rrit mbështetjen për Ministrinë e Punëve të Brendshme, duke parashikuar investime në teknologji, pajisje dhe kushte më të mira pune për Policinë e Shtetit.

Për 8.174 inspektorë policie parashikohet një rritje mesatare page prej 27%, përfshirë vjetërsinë. Demo e lidhi këtë masë me vlerësimin e punës dhe përgjegjësisë së përditshme të efektivëve.

“Pas çdo uniforme është një njeri, është një familje, është një sakrificë e përditshme që meriton vlerësim”, theksoi ai.

Ministri u ndal edhe te mbështetja për bashkitë, duke theksuar se financimi duhet të përkthehet në shërbime më të mira, lagje më të kujdesura dhe komunitete më të zhvilluara.

“Ky është qëllimi ynë: që rritja e ekonomisë të ndihet në çdo shtëpi shqiptare. Te pensioni i gjyshërve, te paga e prindërve, te mundësitë për fëmijët dhe te siguria e familjes”, u shpreh Demo.

Burimi ATSH

Demo: Rritje mesatare page prej 27% për 8 174 inspektorë policie në buxhetin 2027

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, deklaroi se projektbuxheti 2027, i pari mbi 10 miliardë euro, synon që rritja…

Global 360

Haga vendos sot për Thaçin dhe katër të bashkëakuzuarit e tjerë për “pengim të drejtësisë”

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe katër të bashkëakuzuarit e tij do të përballen sot me vendimin e Gjykatës Speciale…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Demo: Rritje mesatare page prej 27% për 8 174 inspektorë policie në buxhetin 2027

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, deklaroi se projektbuxheti 2027, i pari mbi 10 miliardë euro, synon që rritja…