Sejko: Auditimi i brendshëm, shtyllë kyçe e stabilitetit financiar dhe transparencës

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko vlerësoi sot rolin e auditimit të brendshëm si “shtyllë themelore e stabilitetit, integritetit dhe besueshmërisë financiare”.


Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko vlerësoi sot rolin e auditimit të brendshëm si “shtyllë themelore e stabilitetit, integritetit dhe besueshmërisë financiare”.

Gjatë fjalës përshëndetëse në Konferencën Ndërkombëtare të Auditorëve, e zhvilluar në Tiranë, Sejko theksoi se fakti që Shqipëria mirëpret për herë të parë një përfaqësim të nivelit të lartë global dhe evropian në fushën e auditimit të brendshëm është dëshmi e qartë e progresit që Shqipëria ka bërë në forcimin e institucioneve, të qeverisjes së mirë dhe të arkitekturës së transparencës.

Guvernatori vlerësoi angazhimin e Institutit të Audituesve të Brendshëm në Shqipëri (IIA Albania), Shoqatës Shqiptare të Bankave dhe Komitetit të Auditimit të Brendshëm për forcimin e profesionit dhe ngritjen e standardeve të auditimit në vend.

Sipas tij, në kushtet kur sektori financiar përballet me sfida si digjitalizimi, inovacioni teknologjik dhe rreziqet kibernetike, auditimi i brendshëm ka marrë një rol gjithnjë e më strategjik.

“Ai nuk është vetëm një instrument kontrolli, por një funksion thelbësor për parandalimin e riskut, përmirësimin e proceseve dhe mbështetjen e vendimmarrjes së shëndoshë”, u shpreh Sejko.

Guvernatori nënvizoi se Banka e Shqipërisë ka vijuar konsolidimin e auditimit të brendshëm si linjë e tretë kontrolli, përmes vlerësimeve të jashtme të cilësisë, forcimit të raportimit dhe përfshirjes në projekte strategjike për administrimin e riskut operacional dhe vijueshmërinë e veprimtarisë.

Duke iu referuar Standardeve Globale të Auditimit të Brendshëm 2025, Sejko tha se harmonizimi me standardet evropiane dhe ndërkombëtare përbën një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të profesionit dhe forcimit të cilësisë institucionale.

Ai shprehu bindjen se bashkëpunimi mes institucioneve publike, sektorit bankar dhe partnerëve ndërkombëtarë do të kontribuojë në forcimin e qeverisjes dhe stabilitetit financiar në Shqipëri.

Burimi ATSH

Blogu francez: Shqipëria fiton vëmendje si destinacion bregdetar i përballueshëm

Sipas një artikulli të publikuar në blogun francez “Horticulture-Abadie-Pyrénées”, Shqipëria renditet ndër destinacionet që mund të ofrojnë një përvojë tërheqëse…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Blogu francez: Shqipëria fiton vëmendje si destinacion bregdetar i përballueshëm

Sipas një artikulli të publikuar në blogun francez “Horticulture-Abadie-Pyrénées”, Shqipëria renditet ndër destinacionet që mund të ofrojnë një përvojë tërheqëse…