Çelet në Gjirokastër ekspozita “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngjarje, Banka e Shqipërisë”

Banka e Shqipërisë çeli në Gjirokastër ekspozitën lëvizëse “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngjarje, Banka e Shqipërisë”, një ekspozitë historike, e cila i paraqet vizitorëve historinë e bankës qendrore dhe të monedhës shqiptare.


Banka e Shqipërisë çeli në Gjirokastër ekspozitën lëvizëse “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngjarje, Banka e Shqipërisë”, një ekspozitë historike, e cila i paraqet vizitorëve historinë e bankës qendrore dhe të monedhës shqiptare, përmes objekteve numizmatike dhe muzeale, dokumenteve arkivore, fotografive, materialeve filmike dhe atyre shpjeguese.

Ekspozita kremton dy përvjetorë me rëndësi për historinë e vendit, 100-vjetorin e bankës qendrore (1925–2025) dhe 100-vjetorin e emetimit të parë të monedhës kombëtare (1926–2026), duke u përqendruar në rolin e parasë dhe të institucionit të bankës qendrore në zhvillimet ekonomike, politike, ndërkombëtare dhe shoqërore të Shqipërisë ndër dekada.

Ceremoninë e çeljes e përshëndetën Altin Tanku, Drejtor i Departamentit të Kërkimeve në Bankën e Shqipërisë, Flamur Golemi, Kryetar i Bashkisë Gjirokastër, si dhe Albana Hasani, Prefekte e Qarkut Gjirokastër.

Në fjalët e tyre u theksua rëndësia e bashkëpunimit institucional për iniciativa që forcojnë lidhjen e publikut me trashëgiminë historike dhe me edukimin financiar.

Ekspozita në Gjirokastër do të qëndrojë e hapur për publikun në datat 27 prill–1 maj, në Muzeun e Gjirokastrës, në Kala, me hyrje të lirë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi: Vatrat aktive të zjarreve nën kontroll, nuk ka rrezik për zonat e banuara

Forcat e Armatosura po vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e vatrave të zjarreve.