“Mëngjesi i Vëllazërimit”, Hoxha: Harmonia fetare, shtyllë e identitetit kombëtar shqiptar

Në kuadër të Samitit IV të Diasporës Shqiptare, në ambientet e Pallatit të Kongreseve u zhvillua këtë të mërkurë aktiviteti “Mëngjesi i Vëllazërimit”, një moment simbolik që bëri bashkë përfaqësues të komuniteteve fetare shqiptare nga vendi dhe diaspora.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, theksoi në një postim në rrjetet sociale se “Mëngjesi i Vëllazërimit” vuri theksin tek rëndësia e bashkëjetesës dhe harmonisë fetare si një nga shtyllat kryesore të identitetit kombëtar shqiptar.

Hoxha u shpreh se bashkëjetesa, harmonia dhe respekti reciprok mes besimeve përbëjnë “hipotekën shpirtërore” të shqiptarëve, duke e cilësuar atë si një bazë të fortë dhe të qëndrueshme të shqiptarësisë.

Ai bëri të ditur se për herë të parë, në kuadër të Samitit IV të Diasporës, “Mëngjesi i Vëllazërimit” bëri bashkë përfaqësues të komuniteteve fetare nga brenda dhe jashtë vendit, nga Atdheu dhe Diaspora, në një lutje të përbashkët për Shqipërinë dhe për Flamurin.

Hoxha theksoi se, ky aktivitet përcolli një mesazh të përbashkët, të qartë dhe kumbues për paqe, harmoni dhe shpresë, që dëshmon se vlerat tona dhe trashëgimia jonë shpirtërore mbeten themeli i unitetit kombëtar.

Ai e cilësoi këtë moment unik bashkimi si një dëshmi e gjallë e vëllazërimit që e bën Shqipërinë, jo vetëm më të fortë, por edhe të veçantë.

Burimi ATSH

Hoxha takim me homologun serb: Dialogu me Kosovën, e vetmja rrugë e qëndrueshme drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha pati sot takim me holmologun e Serbisë, Marko Đurić, në kuadër…

Global 360

Konjufca në Forumin e Diplomacisë në Antalia, thekson mbështetjen e Turqisë dhe dialogun rajonal

Në kuadër të Forumit të Diplomacisë në Antali, kryediplomati kosovar, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në takimin e ministrave të…

Diplovista

Pirdeni: Prioritet angazhimi i diasporës për përshpejtimin e integrimit në BE

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni deklaroi sot se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia