Samiti IV i Diasporës, përfaqësuesit e shëndetësisë të gatshëm për bashkëpunim

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ndau në rrjetet sociale mesazhet e dy mjekëve që jetojnë në Francë dhe Itali.


Në Samitin IV të Diasporës, që u hap mbrëmjen e djeshme në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit u përcollën mesazhe edhe nga trupa përfaqësuese mjekësore e diasporës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ndau në rrjetet sociale mesazhet e dy mjekëve që jetojnë në Francë dhe Itali.

Dr. Edor Kabashi, pjesë e Institutit të Neuroshkencës “Imagine” në Paris u shpreh se me ndihmën e gjenetikës, shkencat mjekësore sot po trajtojnë më mirë sëmundjet neurologjike.

“Kam bërë studime dhe tezë në Kanada dhe prej 15 vitesh kam laborator në Francë. Vitet e fundit ka një revolucion teknologjik në kuptimin dhe identifikimin e sëmundjeve të vështira. Shpresoj që këtë revolucion mund ta sjellim edhe në vendin tonë, dhe programi i sotëm i samitit tregon shumë mirë që ka specialistë si në vend dhe jashtë vendit që kërkojnë të bashkëpunojnë”, tha Kabashi.

Ndërsa, Dr. Juli Hysenbelli ambasadore e programit AWS Getit që punon në Amazon Web Services u shpreh se kompania teknologjike ku ajo bën pjesë udhëheq dy programe si kirurgjia dhe eksperienca e pacientëve falë teknologjisë.

“Kam fatin të punoj me ministri të shëndetësisë, spitale dhe ndërmarrje në të gjithë botën dhe shoh potencialin e ndihmës që teknologjia mund t’i japin shëndetësisë. Dua të shpreh që jam vërtet krenare që jam shqiptare, dhe e nderuar që gjendem me ju sot. Është në një pikë ku duhet shumë investim për të krijuar në të ardhmen shërbime me dinjitet për çdo njeri”, tha ajo, ndërsa theksoi se duke parë punën e bërë nga MShMS muajt e fundit në Shqipëri, gjërat janë në rrugën e duhur.

“Jam gati të punojmë bashkë për një të nesërme akoma më të bukur”, vijoi Hysenbelli.

Samiti nisi ditën e djeshme dhe do të vazhdojë deri në 15 prill me logon “Përmes rrënjëve lartësohemi”.

/Marrë nga ATSH

Nufi në Bruksel me personelin e misionit të Shqipërisë në NATO: Shembull profesionalizmi dhe përkushtimi

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, zhvilloi një takim me personelin ushtarak dhe civil të Misionit të Shqipërisë në NATO, në…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Pirdeni: Prioritet angazhimi i diasporës për përshpejtimin e integrimit në BE

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni deklaroi sot se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nufi në Bruksel me personelin e misionit të Shqipërisë në NATO: Shembull profesionalizmi dhe përkushtimi

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, zhvilloi një takim me personelin ushtarak dhe civil të Misionit të Shqipërisë në NATO, në…