Malaj: Buxheti për bujqësinë është pesëfishuar, synojmë 1 miliard euro eksporte deri në 2030

Ministri i Financave, Petrit Malaj, gjatë një bashkëbisedimi me fermerët në Krutje të Lushnjës, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, theksoi se buxheti për bujqësinë është pesëfishuar gjatë qeverisjes së mazhorancës socialiste.


Ministri i Financave, Petrit Malaj, gjatë një bashkëbisedimi me fermerët në Krutje të Lushnjës, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, theksoi se buxheti për bujqësinë është pesëfishuar gjatë qeverisjes së mazhorancës socialiste.

“Po si mund të themi që nuk është bërë asgjë për bujqësinë kur vetëm buxheti i bujqësisë është pesëfishuar që nga momenti që ne kemi marrë detyrat?! E gjetëm me 34 milionë euro buxhetin e bujqësisë dhe sot që flasim e kemi 160 milionë euro”, tha ai.

Malaj tha gjithashtu se eksportet janë pesëfishuar dhe sipërfaqja e serave është trefishuar.

“Po si mund të thuash që nuk është bërë mjaftueshëm për bujqësinë kur kemi pesëfishuar eksportet nga momenti që ne morëm detyrën?! Si mund të thuash që nuk është bërë mjaftueshëm për bujqësinë kur kemi trefishuar sipërfaqen e serave?!”, tha ai.

Malaj theksoi se për vitin 2026, modeli që qeveria po tenton të ndërtojë është një model i cili do të mbështesë drejtpërdrejt fermerët.

“Vetëm këtë vit ne kemi parashikuar rreth 31 milionë euro subvencione. Kemi parashikuar 20 milionë euro grante. Kemi vënë në dispozicion garancinë sovrane 30 milionë euro, garanci e cila mund të përdoret nga të gjithë ju fermerët, mund të përdoret për kredi të buta, kredi të cilat mund të merren me 2 %, ku shteti garanton 70 % të vlerës së kredisë”, tha ai.

Sipas ministrit, për herë të parë po prezantohet një skemë të TVSH-së që ndihmon drejtpërdrejt fermerët.

“Duke filluar nga 1 janari i këtij viti, për çdo produkt që ju çoni te grumbulluesit apo te përpunuesit, duhet të merrni faturën në mënyrë që, duke filluar nga data 30 qershor e po prapë këtij viti, keni mundësi të merrni vlerën 10 % të faturës që keni tërhequr nga përpunuesi apo grumbulluesi.

“Janë vetëm 15 milionë euro të cilat ne tashmë i kemi vënë në dispozicion për këtë skemë dhe për vitin tjetër janë 30 milionë euro”, tha ministri.

Nga ana tjetër, Malaj u shpreh besimplotë se “edhe programi IPARD do të hapet këtë vit. Janë mbi 100 milionë euro që do të hidhen në bujqësi”.

Malaj theksoi rëndësinë e bujqësisë në ekonominë shqiptare, duke deklaruar se ajo punëson mbi 40% të fuqisë punëtore dhe kontribuon mbi 15% të PBB-së.

Ai shtoi se objektivi i qeverisë është ndërtimi i një sektori më konkurrues deri në vitin 2030 dhe ekportet të arrijnë deri në 1 miliard euro.

“Padiskutim që ka nevojë për më shumë, por ne jemi të angazhuar që të ndërtojmë një sektor bujqësor i cili është i shëndoshë, një sektor bujqësor i cili deri në 2030 do t’i çojë eksportet të paktën në 1 miliard euro, një sektor bujqësor i cili do të jetë i aftë të konkurrojë në tregjet e Bashkimit Europian”, tha ai.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Begaj në Kiev: Shqipëria, e palëkundur në mbështetjen për Ukrainën

Presidenti Bajram Begaj, mori pjesë në samitin Ukrainë–Evropa Juglindore në Kiev, si edhe në ceremonitë për Ditën e Shtetformimit të…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Begaj në Kiev: Shqipëria, e palëkundur në mbështetjen për Ukrainën

Presidenti Bajram Begaj, mori pjesë në samitin Ukrainë–Evropa Juglindore në Kiev, si edhe në ceremonitë për Ditën e Shtetformimit të…