Gonxhja: Galeria e Arteve “Tahir Tahiraj” në Mat transformohet rrënjësisht

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, gjatë vizitës në Mat së bashku me zëvendëskryeministren Albana Koçiun, vizituan edhe Galerinë e Arteve “Tahir Tahiraj”, e cila është kthyer në një hapësirë moderne me kushte dhe standarde të reja për artin dhe kulturën.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri theksoi se “nga një ambient që më parë përballej me mungesë hapësirash ekspozimi dhe infrastrukturë të pamjaftueshme, galeria tashmë ofron kushte dinjitoze për artistët dhe vizitorët, falë ndërhyrjeve të realizuara me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit”.

Sipas Gonxhes, investimi ka sjellë zgjerimin e hapësirave ekspozuese, krijimin e kushteve higjeno-sanitare dhe është drejt përfundimit edhe ambienti i dedikuar për magazinimin e veprave, duke rritur ndjeshëm funksionalitetin dhe standardet e institucionit.

“Ky transformim shënon një hap të rëndësishëm për zhvillimin e jetës kulturore në Mat dhe për forcimin e rolit të kulturës shqiptare si pjesë aktive e hapësirës kulturore europiane”, shkruan Gonxhja.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Shqipëria dhe Evropa në qendër të takimeve në Reims

"Të bëjmë më të njohur Shqipërinë në Francë, të shpjegojmë rrugëtimin e saj evropian dhe të dialogojmë me opinionin publik…

Global 360

Kosova me presidente të re/ Kuvendi zgjedh Justina Shiroka Pulën

Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e re e Republikës së Kosovës, duke marrë 81 vota në Kuvend dhe duke i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria dhe Evropa në qendër të takimeve në Reims

"Të bëjmë më të njohur Shqipërinë në Francë, të shpjegojmë rrugëtimin e saj evropian dhe të dialogojmë me opinionin publik…