Gogu: Duhet zgjidhje për vonesat e proceseve gjyqësore

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, tha sot se do të vazhdohet me hartën e re gjyqësore, për eficencën e të cilës po vlerësohen ndërhyrje ligjore të kryesuara nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.


Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, tha sot se do të vazhdohet me hartën e re gjyqësore, për eficencën e të cilës po vlerësohen ndërhyrje ligjore të kryesuara nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Gjatë një interviste për mediet, Gogu theksoi se krijimi i vakancave në sistemin gjyqësor ka ardhur edhe si rezultat i procesit të vetingut

Ai bëri të ditur se aktualisht po punohet për të gjetur zgjidhje konkrete dhe për të përmirësuar shërbimin ndaj qytetarëve, duke theksuar nevojën për më shumë efikasitet dhe akses.

“Patjetër janë krijuar disa probleme, çështjet e mbartura dhe aksesi që mund të themi që është kufizuar, sistemi ishte fragmentuar disi dhe se si mund të rregullohej më mirë. Sistemi ishte fragmentuar dhe duhej rregulluar edhe për vakancat e krijuara nga vetingu. Në këtë kuptim tashmë jemi në fazën për të parë mjetet e reja, sepse një gjë duhet ta themi troç qytetarët duhet ta marrin drejtësinë njësoj siç marrin shërbimet e tjera publike. Ata nuk mundet të udhëtojnë më gjatë, nuk mund të presin më shumë, besoj vetë sistemi do t’i propozojë dhe ka ngritur një punë pune për të adresuar vonesat”, tha Gogu.

Zgjidhja që po diskutohet është angazhimi i një gjyqtari të vetëm që gjatë seancave urgjente mbështetet nga shërbimet gjyqësore në gjykatat e mbyllura.

“E para që duhet të kuptojmë se nuk është harta shkaktare e krijimit të vonesave, janë vakancat apo duhet kthyer një gjyqtar që gjykon si një i vetëm duke përdorur administratën dhe shërbimin gjyqësor”, tha ai.

I pyetur nëse është pro kërkesës së prokurorëve të posaçëm për zgjatjen e mandatit, Gogu tha se kjo kërkesë kërkon një dialog të kujdesshëm.

“Kjo është një çështje që kërkon vëmendje maksimale, ajo çfarë unë mund t’ju them është deviza e shumicës sonë socialiste në krye të herës. Ne do të garantojmë pavarësinë e institucioneve të drejtësisë dhe thënë këtë edhe statusi i prokurorëve të SPAK është nga ato çështje të anekseve kushtetuese që kanë garantuar këtë gjë ndaj meritojnë një studim, një dialog ndërinstitucional jashtëzakonisht të kujdesshëm”, u shpreh Gogu.

Gogu foli për Kodin Penal, që pritet të jetë gati në fund të 2026.

“Nuk është qëllimi ynë të kemi një kod penal brenda një kohe të caktuar, qëllimi ynë është të kemi një kod që reflekton realitetin tonë shoqëror dhe mbron kontratën tonë shoqërore mbron qytetarin dhe i qëndron kohës”, u shpreh Gogu.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Prefekti i Fierit pret ambasadorin e Turqisë

Prefekti i Qarkut Fier, Anduel Xhindi priti sot në një takim Ambasadorin e Turqisë në Shqipëri, Barış Ceyhun Erciyes.

Global 360

Këshilli i Evropës miraton qasje të re për emigracionin, Meloni: Njihet modeli Itali–Shqipëri

Takimi i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, në Kishinev të Moldavisë

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Prefekti i Fierit pret ambasadorin e Turqisë

Prefekti i Qarkut Fier, Anduel Xhindi priti sot në një takim Ambasadorin e Turqisë në Shqipëri, Barış Ceyhun Erciyes.