Nufi: Nuk ka vend për shqetësim pas paralajmërimit të ambasadës amerikane

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, reagoi sot lidhur me mesazhin e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rreziqe të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, duke theksuar se nuk ka vend për shqetësim për qytetarët shqiptarë.


Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, reagoi sot lidhur me mesazhin e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rreziqe të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, duke theksuar se nuk ka vend për shqetësim për qytetarët shqiptarë.

Në një deklaratë për mediat, Nufi u shpreh se njoftimi i ambasadës amerikane është në përputhje me praktikat standarde të sigurisë për qytetarët e saj dhe nuk lidhet specifikisht me Shqipërinë.

“Nuk ka vend për shqetësim. Ambasada amerikane ka bërë deklaratën e saj në përputhje me masat e sigurisë për qytetarët amerikanë. Vend për të pasur kujdes për sigurinë patjetër që ka, por kjo është e përhershme, sidomos në një kohë kur bota ndodhet në një situatë të tillë”, u shpreh ai.

Sipas ministrit, thirrje të tilla u drejtohen qytetarëve amerikanë në të gjithë Europën dhe nuk përbëjnë një alarm specifik për Shqipërinë.

“Besoj se kjo kërkesë ka shkuar për të gjitha ambasadat në Europë, për të gjithë qytetarët amerikanë në të gjithë kontinentin, jo vetëm për Shqipërinë”, shtoi Nufi.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri njoftoi dje se grupet e lidhura me Iranin mund të synojnë subjekte amerikane ose elementë të opozitës iraniane në vend.

“Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri”, njoftoi ambasada amerikane në vendin tonë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Prefekti i Fierit pret ambasadorin e Turqisë

Prefekti i Qarkut Fier, Anduel Xhindi priti sot në një takim Ambasadorin e Turqisë në Shqipëri, Barış Ceyhun Erciyes.

Global 360

Këshilli i Evropës miraton qasje të re për emigracionin, Meloni: Njihet modeli Itali–Shqipëri

Takimi i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, në Kishinev të Moldavisë

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Prefekti i Fierit pret ambasadorin e Turqisë

Prefekti i Qarkut Fier, Anduel Xhindi priti sot në një takim Ambasadorin e Turqisë në Shqipëri, Barış Ceyhun Erciyes.