Nufi: 17-vjetori i anëtarësimit në NATO, moment historik

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi përkujtoi 17-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, duke e cilësuar atë një moment historik dhe një arritje strategjike për vendin.


Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi përkujtoi 17-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, duke e cilësuar atë një moment historik dhe një arritje strategjike për vendin.

Në një postim në rrjetet sociale, Nufi theksoi se anëtarësimi në aleancën më të madhe ushtarake në histori nuk ishte vetëm një akt formal, por një zgjedhje e qartë e Shqipërisë drejt vlerave euroatlantike, demokracisë dhe sigurisë së përbashkët.

Ai u shpreh se, përgjatë këtyre 17 viteve, Shqipëria ka ndërtuar një profil të besueshëm si aleate, duke rritur kapacitetet mbrojtëse dhe duke modernizuar Forcat e Armatosura.

Ministri vlerësoi gjithashtu profesionalizmin e grave dhe burrave në uniformë, të cilët përfaqësojnë vendin me dinjitet në misionet ndërkombëtare.

Sipas Nufit, Shqipëria ka fituar një rol të rëndësishëm si faktor stabiliteti dhe pikë referimi për sigurinë në rajon, përmes angazhimit të vazhdueshëm krah për krah me aleatët, që nga misionet paqeruajtëse deri tek operacionet ndërkombëtare.

Ministri i Mbrojtjes nënvizoi se kontributi i Shqipërisë në mbrojtjen kolektive buron nga vetëdija për vlerat e lirisë, sigurisë dhe solidaritetit, duke shtuar se vendi do të vijojë të jetë një aleat i besueshëm dhe një kontribuues aktiv në sigurinë globale.

“Rrugëtimi ynë vazhdon, me më shumë përgjegjësi, me më shumë ambicie dhe me të njëjtin përkushtim për të qenë një aleat i besueshëm dhe një kontribuues aktiv në sigurinë globale”, u shpreh Nufi.

Burimi ATSH

Shqipëria dhe Azerbajxhani: Forcimi i bashkëpunimit në turizëm

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Azerbajxhan, Besart Kadia, zhvilloi një takim me Drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Turizmit të…

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëria dhe Azerbajxhani: Forcimi i bashkëpunimit në turizëm

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Azerbajxhan, Besart Kadia, zhvilloi një takim me Drejtorin e Agjencisë Shtetërore të Turizmit të…