Spiropali: Të papranueshme sulmet ndaj vendeve të Gjirit, Shqipëria krah aleatëve në mbrojtje të sigurisë kolektive

Ministrja në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali deklaroi sot se situata në Lindjen e Mesme po hyn në një fazë të rrezikshme përshkallëzimi, me pasoja që tejkalojnë kufijtë e rajonit dhe prekin sigurinë globale.


Ministrja në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali deklaroi sot se situata në Lindjen e Mesme po hyn në një fazë të rrezikshme përshkallëzimi, me pasoja që tejkalojnë kufijtë e rajonit dhe prekin sigurinë globale.

Në qendër të kësaj krize, sipas Spiropalit, nuk janë vetëm shtetet dhe strategjitë, por janë njerëzit.

“Në Iran, qytetarë të zakonshëm kanë dalë në rrugë për dinjitet dhe liri. Shumë prej tyre janë vrarë. Të tjerë janë burgosur, apo zhdukur. Ne nuk mund ta trajtojmë këtë si një episod gjeopolitik. Duhet ta shohim për atë që është: përballje e një shoqërie me shtypjen. Në këtë përballje, gratë dhe vajzat iraniane kanë qenë në vijën e parë. Ato janë bërë simbol i qëndresës frymëzuese – por edhe viktima të dhunës më brutale. Shumë prej tyre janë sakrifikuar. Emrat e tyre mund të mos njihen të gjitha, por sakrifica e tyre është reale dhe e rëndë. Ne i nderojmë ata që kanë humbur jetën në kërkim të lirisë”, u shpreh Spiropali në një reagim në rrjetet sociale.

Spiropali siguroi se Shqipëria ka qenë dhe mbetet e qartë: “regjimi i ajatollahëve ka shtypur popullin e vet për dekada dhe ka kontribuar në destabilizimin e rajonit përmes veprimeve dhe strukturave që cenojnë sigurinë ndërkombëtare”.

Njëkohësisht, Spiropali dënoi çdo sulm ndaj civilëve dhe çdo veprim që rrezikon përshkallëzim të pakontrolluar ushtarak. Spiropali i konsideroi të papranueshme sulmet dhe kërcënimet që kanë prekur Emiratet e Bashkuara Arabe, Izraelin, vendet e Gjirit, si dhe interesat dhe personelin amerikan në rajon. Sipas saj, siguria e aleatëve tanë dhe stabiliteti rajonal nuk mund të vihet në pikëpyetje.

Spiropali theksoi se Shqipëria qëndron përkrah aleatëve dhe partnerëve tanë strategjikë, në mbrojtje të sigurisë kolektive.

“Por qëndrimi ynë buron edhe nga përvoja jonë historike: ne e dimë çfarë do të thotë diktaturë dhe çfarë çmimi paguhet për lirinë. Në këtë moment delikat nevojitet maturi diplomatike, por edhe qartësi morale. Paqja e qëndrueshme nuk ndërtohet mbi frikë, por mbi përgjegjësi dhe respekt për jetën njerëzore. Liria ka fytyrë. Sot, ajo fytyrë është shpesh ajo e një gruaje apo një vajze iraniane që ka zgjedhur të mos heshtë”, u shpreh Spiropali.

Ajo siguroi se Shqipëria do të vazhdojë të flasë qartë kur liria cenohet dhe kur siguria kërcënohet. “Sepse ka momente kur historia kërkon qëndrim. Ky është një prej tyre”, theksoi ajo.

/Marrë nga ATSH

Gonxhja: Pazari i Vjetër i Shkodrës rikthehet në jetë përmes realitetit virtual

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja informoi sot se përmes kësaj eksperience do të rindërtohet Pazari i shekullit…

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: Pazari i Vjetër i Shkodrës rikthehet në jetë përmes realitetit virtual

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja informoi sot se përmes kësaj eksperience do të rindërtohet Pazari i shekullit…