Demo: Mbështetja e Zvicrës thelbësore për forcimin e pushtetit vendor dhe reformat

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo vlerësoi mbështetjen e Zvicrës në kuadër të fazës së re të bashkëpunimit përmes Swiss Cooperation Programme 2026–2028, duke e cilësuar atë thelbësore për avancimin e reformave dhe ndërtimin e bashkive më të përgatitura për sfidat e integrimit europian.


Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo vlerësoi mbështetjen e Zvicrës në kuadër të fazës së re të bashkëpunimit përmes Swiss Cooperation Programme 2026–2028, duke e cilësuar atë thelbësore për avancimin e reformave dhe ndërtimin e bashkive më të përgatitura për sfidat e integrimit europian.

Sipas tij, ky program vjen në vazhdimësi të një eksperience të suksesshme bashkëpunimi të ndërtuar ndër vite me partnerët zviceranë, duke forcuar kapacitetet e pushtetit vendor dhe duke përmirësuar cilësinë e shërbimeve për qytetarët.

“Mbështetja e Zvicrës në këtë fazë të re të bashkëpunimit është thelbësore për të çuar përpara reformat dhe për të ndërtuar bashki më të përgatitura për sfidat që sjell procesi i integrimit europian. Puna dhe përvoja e ndërtuar ndër vite me partnerët tanë na japin një bazë të sigurt për të vazhduar këtë rrugë”, u shpreh Demo.

Ministri theksoi se viti 2026 paraqet sfida të rëndësishme për pushtetin vendor, duke e cilësuar si një moment kyç për dy arsye kryesore.

“Së pari, jemi në një proces të reformës territoriale që do të marrë në konsideratë gjithë eksperiencën e ndërtuar me partnerët tanë për të krijuar bashki më të forta dhe më funksionale. Së dyti, objektivi i integrimit europian i vendos bashkitë përballë standardeve të reja dhe kërkesave që shpeshherë janë të panjohura, ndaj është e domosdoshme të jemi në lartësinë e duhur teksa ecim në këtë proces”, theksoi ai.

Sipas Demos, asistenca që do të ofrohet në kuadër të programit 2026–2028 do të jetë vendimtare për rritjen e kapaciteteve administrative dhe teknike të njësive vendore, si dhe për zbatimin efektiv të reformave.

Ai nënvizoi se në çdo fazë të aplikimit të reformës territoriale, bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë do të synojë ndërtimin e bashkive më të forta, më të qëndrueshme dhe më të përgatitura për sfidat e së ardhmes.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo ishte i pranishëm në takimin e zhvilluar të martën në Tiranë për prezantimin e programit të ri të bashkëpunimit zvicerano-shqiptar, me një buxhet prej 58 milionë frangash zvicerane (CHF), që synon forcimin e qeverisjes demokratike, zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e shërbimeve të infrastrukturës në Shqipëri.

/Marrë nga ATSH

Malaj: Diaspora, partner strategjik në ekonominë dhe të ardhmen e vendit

Ministri i Financave, Petrit Malaj zhvilloi një takim me shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Washington DC.

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Pirdeni: Prioritet angazhimi i diasporës për përshpejtimin e integrimit në BE

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni deklaroi sot se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Malaj: Diaspora, partner strategjik në ekonominë dhe të ardhmen e vendit

Ministri i Financave, Petrit Malaj zhvilloi një takim me shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Washington DC.