Rama: Javën e ardhshme krijojmë Ministrinë e Administratës Publike, do të drejtohet nga Pirdeni

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se javën e ardhshme do të krijohet Ministria e Administratës Publike, me synimin për të zgjeruar fushën e përgjegjësive dhe për të forcuar rolin e administratës në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se javën e ardhshme do të krijohet Ministria e Administratës Publike, me synimin për të zgjeruar fushën e përgjegjësive dhe për të forcuar rolin e administratës në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

I pranishëm në prezantimin e “Shkallës së Meritës”, Rama theksoi se administrata publike është një nga çështjet qendrore të punës së qeverisë dhe të procesit të ndërtimit të shtetit evropian.

“Do të krijojmë javën e ardhshme Ministrinë e Administratës Publike, pikërisht sepse tanimë tema e administratës publike është një temë shumë qendrore e punës së qeverisë, por është një temë shumë qendrore edhe e shtetbërjes më të mëtejshme evropiane të Shqipërisë”, u shpreh Rama.

Ai nënvizoi se krijimi i ministrisë së re do të mundësojë zgjerimin e gamës së detyrave dhe përgjegjësive, si dhe rritjen e ambicieve për zhvillimin e administratës publike.

“Është nevoja që përmes Ministrisë së Administratës Publike, një model që e kanë shumë vende të tjera evropiane, ne të zgjerojmë gamën e detyrave, gamën e punëve dhe patjetër edhe gamën e ambicieve për të ngritur më lart shtetin evropian të shqiptarëve”, deklaroi Kryeministri.

Rama vlerësoi gjithashtu rëndësinë e meritës në funksionimin e administratës publike, duke theksuar se ajo ndikon në motivimin e punonjësve, ndjenjën e përkatësisë ndaj institucioneve dhe bashkëpunimin për arritjen e objektivave të përbashkëta.

“Merita është thelbi për të cilin të gjithë së bashku duhet të punojmë pa ndërprerë dhe duhet të jemi të fokusuar, pasi aty lidhet motivimi, lidhet ndjenja e përkatësisë jo ndaj vendit të punës, por ndaj organizatës, institucionit, departamentit”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se Ministria e Administratës Publike do të drejtohet nga ministrja e Shtetit për Administratën Publike, Adea Pirdeni, të cilën e vlerësoi për përkushtimin dhe profesionalizmin.

Rama shprehu besimin se puna e deritanishme dhe angazhimi i ekipit do të ndihmojnë në shndërrimin e ministrisë së re në një institucion model, në përputhje me synimin për një administratë publike të bazuar te merita dhe profesionalizmi.

Burimi ATSH

Rama: Nis numërimi mbrapsht drejt objektivit historik të anëtarësimit në BE

Kryeministri Edi Rama reagoi pasditen e sotme ndërsa Shqipëria ka mbyllur kapitullin e katërt të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin…

Global 360

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Nis numërimi mbrapsht drejt objektivit historik të anëtarësimit në BE

Kryeministri Edi Rama reagoi pasditen e sotme ndërsa Shqipëria ka mbyllur kapitullin e katërt të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin…