
Projekti “Toka” në Korçë, fokus te zhvillimi agroekonomik dhe siguria ushqimore
Ky projekt synon të mbështesë zhvillimin agroekonomik të rajonit përmes nxitjes së bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, fermerëve, akademisë dhe aktorëve të sektorit bujqësor.

Zhvillimi agroekonomik i rajonit të Korçës dhe garantimi i sigurisë ushqimore ishin në fokus të aktivitetit të projektit “TOKA”.
Ky projekt synon të mbështesë zhvillimin agroekonomik të rajonit përmes nxitjes së bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, fermerëve, akademisë dhe aktorëve të sektorit bujqësor.
Në aktivitet, morën pjesë drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), Blerina Gjylameti, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Arjan Jaupllari, si dhe rektori i Universitetit të Korçës, Lorenc Ekonomi.
Zhvillimi i bujqësisë dhe garantimi i sigurisë ushqimore konsiderohen prioritete të ndërlidhura, ndërsa mbështetja e prodhimit vendas, forcimi i standardeve të sigurisë dhe cilësisë së ushqimeve, si dhe bashkëpunimi institucional janë thelbësore për ndërtimin e një zinxhiri ushqimor të sigurt dhe të qëndrueshëm.
Burimi ATSH



















