
Nufi takon studentë shqiptarë të mjekësisë në Ankara
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi zhvilloi një takim me studentë shqiptarë që ndjekin studimet në Fakultetin e Mjekësisë Gülhane, pjesë e Universitetit të Shkencave të Shëndetësisë në Ankara (Turqi).

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi zhvilloi një takim me studentë shqiptarë që ndjekin studimet në Fakultetin e Mjekësisë Gülhane, pjesë e Universitetit të Shkencave të Shëndetësisë në Ankara (Turqi).
Nufi bëri të ditur se gjatë bashkëbisedimit u diskutua për jetën studentore, përvojën e të rinjve në Turqi, sfidat dhe mundësitë që i presin, si dhe për Shqipërinë dhe vizionin e tyre për të ardhmen e vendit.
Ministri vlerësoi se prania e studentëve shqiptarë në këtë universitet është dëshmi e bashkëpunimit mes Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, si dhe një investim në përgatitjen e brezit të ardhshëm të mjekëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH).
Nufi theksoi rëndësinë e njohurive dhe përvojave që të rinjtë fitojnë gjatë studimeve jashtë vendit, duke i cilësuar ato si një vlerë për Shqipërinë dhe si një urë miqësie mes dy vendeve.
Burimi ATSH



















