“Mrekullitë e Arbërisë”, një udhëtim artistik në traditën shqiptare në TKOBAP

“Mrekullitë e Arbërisë” rikthehen në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, të interpretuara nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore, në bashkëpunim me ansamblin “Gurra e Kurbinit”.


“Mrekullitë e Arbërisë” rikthehen në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, të interpretuara nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore, në bashkëpunim me ansamblin “Gurra e Kurbinit”.

Spektakli do të sjellë në skenë pasurinë dhe bukurinë e trashëgimisë sonë kulturore, ku tingujt epikë të lahutës, magjia e polifonisë, energjia e K’cimit të Tropojës, hijeshia e xhubletës, madhështia e qyteteve të gurit dhe tradita e lashtë e transhumancës ndërthuren në një rrëfim artistik kushtuar shpirtit të Arbërisë.

Në qendër të këtij udhëtimi muzikor vjen lahuta, një nga simbolet më të hershme të traditës sonë epike, instrumenti që ndër shekuj ka shoqëruar këngët e kreshnikëve dhe ka përcjellë brez pas brezi kujtesën, historinë dhe krenarinë e popullit shqiptar. Tingulli i saj i fuqishëm dhe i veçantë i jep spektaklit një dimension të thellë emocional, duke sjellë jehonën e maleve dhe të rrëfimeve të lashta shqiptare.

Një vend të rëndësishëm në spektakël do të ketë “Mjeshtri i Madh”, Vendim Kapaj me fyellin e tij, që u bë i famshëm edhe ndërkombëtarisht pas interpretimit në filmin “Odisea” të Kristofer Nolan dhe muzikë nga Ludvig Goranson. Kapaj është mjeshtri i këtij instrumenti tradicional, tingulli i të cilit sjell në skenë frymën e kullotave, maleve dhe jetës së hershme baritore. Në interpretimin e tij, fyelli bëhet një zë i natyrshëm i peizazhit shqiptar, i thjeshtë në tingull, por i pasur në emocion dhe kujtesë.

Spektatorët do të dëgjojnë dhe tingujt e lahutës së Pjetër Matushës, duke rikthyer në skenë jehonën e këngës epike shqiptare, së bashku me grupin e çiftelive, që i jep ngjyrë dhe ritëm traditës sonë muzikore.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Balla: Reforma territoriale do të votohet sot!

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reagoi sot në Kuvend lidhur me kërkesën e kryetarit të grupit…

Global 360

Kosova me presidente të re/ Kuvendi zgjedh Justina Shiroka Pulën

Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e re e Republikës së Kosovës, duke marrë 81 vota në Kuvend dhe duke i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Balla: Reforma territoriale do të votohet sot!

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reagoi sot në Kuvend lidhur me kërkesën e kryetarit të grupit…