Rama: Biznesi fason duhet të kalojë në cikël të mbyllur prodhimi “Made in Albania”

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se biznesi fason duhet të kalojë në cikël të mbyllur prodhimi “Made in Albania”, pasi krahu i lirë i punës nuk është më një kapacitet konkurrues për këtë industri.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se biznesi fason duhet të kalojë në cikël të mbyllur prodhimi “Made in Albania”, pasi krahu i lirë i punës nuk është më një kapacitet konkurrues për këtë industri.

Kryeministri Rama dhe ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj zhvilluan sot një takim me sipërmarrës të fushave të ndryshme për të diskutuar mbi programin “Dyfisho sipërmarrjen tënde”.

Rama u ndal te sfidat me të cilat përballet biznesi fason, ndërsa theksoi se vështirësia lidhet me faktin që themeli mbi të cilin u ndërtua ky biznes ishte krahu i lirë i punës.

“Krahu i lirë i punës nuk është më një kapacitet konkurrues dhe insistimi për të vazhduar me fason me paga të ulëta nuk vlen më. Ka vetëm një mundësi dhe unë besoj që banka juve do t’ju mbështesë nëse ju plotësoni dy kushte. Kushti i parë të mos keni një historik të keq në Bankën e Shqipërisë dhe kushti i dytë lidhet me mundësinë që ju duhet të ndryshoni lojën duke kaluar nga industria me material porositës gjysmë të gatshëm në Made in Albania. Duhet të kaloni në cikël të mbyllur”, tha Rama.

Sipas tij, kjo nuk është e lehtë por është plotësisht e mundur.

“Biznesi fason ka eksperiencë dhe dije se si bëhen ato procese. Ka njerëz që dinë dhe ka një treg të caktuar që e njohin. Ndaj duhet të financojnë dhe të investojnë në teknologji dhe profesione të linjës nga dizajni deri tek ambalazhimi dhe marketimi, në mënyrë që të bëjnë Made in Albania”, tha Rama.

Në këtë mënyrë, Kryeministri theksoi se biznesi fason do të kalojë në një nivel tjetër dhe nuk do të varet më nga kursi i këmbimit.

“Është sektor i vështirë në përgjithësi. Edhe kompanitë e mëdha të prodhimit të veshjeve të modës nuk janë në ditët e veta më të mira në Europë, por kjo është rruga dhe kemi brenda industrisë shembuj që po e kapërcejnë atë epokën kur ishte krahu i lirë i punës. Në vitet ’90 një grua nga një familje e ardhur në Tiranë për të ndërtuar një jetë më të mirë, një nënë e re ulej në makinë qepëse dhe punonte pa pushim gjithë javën, edhe të dielën, për 150 mijë lekë. Sot vajza e saj që është bërë 25 vjeçe, nuk të vjen në makinë qepëse sikur t’i japësh 2 mijë euro në ditë. Ka marrë fund kjo histori. Ka ndryshuar Shqipëria, kanë ndryshuar kërkesat, kanë ndryshuar standardet dhe ka ndryshuar kostoja e jetesës”, tha Rama.

Lexo më shumë nga

Sejko: Ritme solide të rritjes ekonomike gjatë gjysmës së parë të vitit

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko informoi sot se ekonomia shqiptare vijoi të rritet me ritme solide gjatë gjysmës…

Global 360

Kosova me presidente të re/ Kuvendi zgjedh Justina Shiroka Pulën

Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e re e Republikës së Kosovës, duke marrë 81 vota në Kuvend dhe duke i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Sejko: Ritme solide të rritjes ekonomike gjatë gjysmës së parë të vitit

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko informoi sot se ekonomia shqiptare vijoi të rritet me ritme solide gjatë gjysmës…