“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Janë miratuar 32 kredi me financim 5 milionë euro, interesi i lartë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se ka një rritje të interesit të bizneseve për të aplikuar në programin “Dyfisho sipërmarrjen tënde” dhe deri në datën 5 tetor janë miratuar 32 kredi me një vlerë që shkon në rreth 5 milionë euro.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se ka një rritje të interesit të bizneseve për të aplikuar në programin “Dyfisho sipërmarrjen tënde” dhe deri në datën 5 tetor janë miratuar 32 kredi me një vlerë që shkon në rreth 5 milionë euro.

I pranishëm në eventin për programin “Dyfisho sipërmarrjen tënde” që ka nisur të mbështesë me kredi të butë biznesin e vogël dhe të mesëm, Rama u shpreh se programi ka ardhur si një nevojë për të mbështetur nga shumë afër sipërmarrje të vogla dhe të mesme që ia kanë dalë të formësohen dhe t’i mbijetojnë sfidave të krijimit të tyre në një treg të hapur.

“Këto sipërmarrje ia kanë dalë të përballojnë edhe vështirësitë që normalisht çdo biznes i ri i vogël përballon dhe që sot kanë akumuluar dije, kanë qartësi për se si mund të rriten, por nuk i kanë mundësitë financiare për t’u rritur, në kushtet e një sektori bankar ku interesat janë jo fort të favorshme në këtë moment”, tha Rama.

Sipas tij, bëhet fjalë për biznese që nuk janë ende shumë të konsoliduara dhe që kanë nevojë për mbështetje.

“Për këtë arsye kemi krijuar këtë skemë e cila faktikisht ofron një kredi me një interes deri në 2%, që është një kredi praktikisht shumë e butë dhe me një garanci shtetërore deri në 70%”, tha Rama.

Kreu i Qeverisë bëri të ditur se financimi shkon deri në 2 milionë euro dhe afati është deri në 10 vjet.

Rama theksoi se kjo është një një kornizë shumë e favorshme e bërë enkas për biznesin e vogël dhe të mesëm dhe për të gjithë ata që kanë një ide dhe plan se si mund të rriten, por që ju duhet një financim.

“Më vjen shumë mirë që shohim një rritje të interesit. Praktikisht kemi sot që flasim rreth 400 biznese që janë në proces. Kemi praktikisht deri në datën 5 tetor 32 kredi të miratuara për një vlerë që shkon te rreth 5 milionë euro. Ritmi është i përshpejtuar. Në gusht kemi pasur 5, në shtator 20 dhe vetëm në pesë ditë e para të tetorit 7 kredi. Por hapësira është për shumë më tepër”, theksoi Rama.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama pret ambasadoren Walt, në fokus mundësitë e biznesit zviceran në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim ambasadoren e re të Konfederatës Zvicerane në Shqipëri, Siri Walt.

Global 360

Kosova me presidente të re/ Kuvendi zgjedh Justina Shiroka Pulën

Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e re e Republikës së Kosovës, duke marrë 81 vota në Kuvend dhe duke i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama pret ambasadoren Walt, në fokus mundësitë e biznesit zviceran në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim ambasadoren e re të Konfederatës Zvicerane në Shqipëri, Siri Walt.