Vuçiç pranon humbjen e zgjedhjeve, studentët pritet të sigurojnë 135-140 mandate

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi, në një transmetim të drejtpërdrejtë në televizionin RTS, se partia e tij “Serbia e Bashkuar” ka humbur zgjedhjet.


Presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi, në një transmetim të drejtpërdrejtë në televizionin RTS, se partia e tij “Serbia e Bashkuar” ka humbur zgjedhjet.

“Është e qartë se i kemi humbur këto zgjedhje”, u tha ai mbështetësve të tij në selinë e partisë së tij në kryeqytet, duke pranuar se lëvizja studentore kishte fituar pasi kishte udhëhequr protestat për dy vjet.

“Në bazë të mostrës, është e qartë se i kemi humbur këto zgjedhje. Ka fituar Lista Studentore, e cila do të ketë mes 135 dhe 140 mandate, ndërsa ne rreth 105 mandate”, tha Vuçiç, sipas REL.

Sipas parashikimeve, “Serbia e Bashkuar” pritet të sigurojë nga 100 deri në 105 mandate, ndërsa lista e studentëve rreth 130 mandate në parlament.

Opozita e udhëhequr nga studentët kishte fituar midis 135 dhe 140 nga 250 vendet në parlament, tha ai. Kjo do t’i jepte opozitës një shumicë absolute, duke i mundësuar asaj të formonte qeverinë pa partnerë koalicioni.

Grupi për monitorimin e zgjedhjeve, CRTA, e renditi “Listën e Studentëve” me 51,5% të votave, krahasuar me 40,4% për SNS-në.

Drejtori i programeve në CRTA, Rasha Nedeljkov, deklaroi në një konferencë për shtyp se asnjë parti tjetër nuk kishte siguruar vota të mjaftueshme për të hyrë në parlament.

Sipas rregullave zgjedhore në Serbi, partitë duhet të fitojnë të paktën 3% të votave për të hyrë në parlament, ndërsa për partitë që përfaqësojnë pakicat etnike vlen një prag më i ulët, prej 1%.

Kongresisti amerikan Joe Wilson uroi qytetarët e Serbisë dhe veçanërisht studentët, të cilët, sipas tij, treguan “vendosmëri dhe patriotizëm historik” në përpjekjet për të rikthyer sundimin e ligjit në vend.

“Amerikanët u dërgojnë urime të përzemërta qytetarëve të Serbisë pas një fushate të vështirë zgjedhore”, shkroi Wilson në X.

“Tani fillon puna e vështirë. Pres me padurim ripërtëritjen e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara! Zoti e bekoftë Serbinë”, shtoi ai, sipas REL.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Shpenzimet dhe avioni mjekësor drejt Italisë për djalin e lënduar në sy u mundësuan nga shteti

Kryeministri Edi Rama tha sot se ashti sikundër kishte informuar edhe më parë, iniciativën për shërbimin e specializuar mjekësor të…

Global 360

Vuçiç pranon humbjen e zgjedhjeve, studentët pritet të sigurojnë 135-140 mandate

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaroi, në një transmetim të drejtpërdrejtë në televizionin RTS, se partia e tij “Serbia e Bashkuar”…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Shpenzimet dhe avioni mjekësor drejt Italisë për djalin e lënduar në sy u mundësuan nga shteti

Kryeministri Edi Rama tha sot se ashti sikundër kishte informuar edhe më parë, iniciativën për shërbimin e specializuar mjekësor të…