
Turistë të huaj ndalen para Kryeministrisë
“Mirseerdhët në Tironë dhe na falni për fishekzjarret mrom”, shkroi kryeministri Rama në rrjetet sociale

Turistët e huaj që vizitojnë Tiranën këto ditë ndeshen me pamje të pazakonta.
Kështu një grup turistësh kanë ndaluar para Kryeministrisë ku janv vendosur karriget dhe tryezat prej guri si ftesë e kryeministrit Rama për protestuesit. Ata janë ulur në karige dhe kanë realizuar edhe fotografi.
“Mirseerdhët në Tironë dhe na falni për fishekzjarret mrom”, shkroi kryeministri Rama në rrjetet sociale ndërsa publikoi pamjet e turistëve të ndalur para Kryeministrisë.
Tirana ndodhet prej ditësh në vorbullën e protestave të të rinjve të cilat kthehen edhe në përplasje me policinë e me akte dhune.



















