Pelegrinazhi në Malin e Tomorit kulmon me ditën e Abaz Aliut, Baba Mondi: Të ruajmë paqen dhe respektin për njëri-tjetrin

Mijëra besimtarë nga Shqipëria dhe vende të ndryshme janë mbledhur në Malin e Tomorit për pelegrinazhin tradicional në nderim të Abaz Aliut.


Mijëra besimtarë nga Shqipëria dhe vende të ndryshme janë mbledhur në Malin e Tomorit për pelegrinazhin tradicional në nderim të Abaz Aliut.

Sot, 22 gusht, shënohet dita kulmore e festimeve, ndërsa pelegrinazhi do të vijojë deri më 25 gusht.

Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Baba Mondi u shpreh gjatë ceremonisë së mbajtur se një nga vlerat më të mëdha të pelegrinazhit është bashkimi i njerëzve nga qytete, krahina dhe vende të ndryshme.

“Një nga bukuritë më të mëdha të këtij pelegrinazhi është se këtu takohen njerëz të ndryshëm, nga qytete e krahina të ndryshme, nga troje shqiptare dhe vende të ndryshme të botës. Këtu na bashkon një gjë shumë më e madhe se dallimet tona: besimi në paqe, dashuria për njeriun dhe respekti për atë që është e shenjtë”, tha Baba Mondi.

Ai u bëri thirrje besimtarëve të ruajnë paqen, dashurinë dhe respektin për njëri-tjetrin.

“Nga ky mal i shenjtë dëshiroj t’u drejtohem sot të gjithë shqiptarëve: të mos e humbim kurrë dashurinë për njëri-tjetrin. Të ruajmë familjen, respektin, fjalën e mirë dhe nderin. Të kujdesemi për fëmijët, të moshuarit, njerëzit në nevojë dhe për çdo njeri që kërkon ndihmën tonë”, u shpreh Baba Mondi.

Për mbarëvajtjen e pelegrinazhit që vijon deri më 25 gusht janë marrë masa nga Policia dhe strukturat lokale, me qëllim menaxhimin e lëvizjes dhe garantimin e sigurisë së mijëra besimtarëve që po ngjiten drejt Malit të Tomorit.

Që prej ditëve të para, pelegrinët janë ngjitur drejt Teqesë së Kulmakut, ku zhvillojnë ritet tradicionale, ndezin qirinj, luten dhe kryejnë pelegrinazhin në vendin e shenjtë. Ndërsa një nga ritualet kryesore të këtyre festimeve është flijimi i qengjit, i cili më pas piqet dhe ndahet mes besimtarëve.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Videokartolinë nga Gjirokastra, qyteti i gurtë vijon të tërheqë turistë

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një videokartolinë nga Gjirokastra, duke sjellë në vëmendje bukuritë dhe atmosferën e…

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Videokartolinë nga Gjirokastra, qyteti i gurtë vijon të tërheqë turistë

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një videokartolinë nga Gjirokastra, duke sjellë në vëmendje bukuritë dhe atmosferën e…