
Demokracia që u shërben interesave të popullit
Mijëra ligjvënës dhe këshilltarë kinezë do të mblidhen së shpejti në Pekin për Dy Sesionet vjetore. Kjo ngjarje ofron një mundësi të rëndësishme për botën për të kuptuar demokracinë popullore të Kinës në të gjithë procesin, por njëkohësisht shërben edhe si një dritare për të vëzhguar zhvillimin e vendit dhe për të kuptuar drejtimin e politikave të tij për vitet e ardhshme.

Mijëra ligjvënës dhe këshilltarë kinezë do të mblidhen së shpejti në Pekin për Dy Sesionet vjetore. Kjo ngjarje ofron një mundësi të rëndësishme për botën për të kuptuar demokracinë popullore të Kinës në të gjithë procesin, por njëkohësisht shërben edhe si një dritare për të vëzhguar zhvillimin e vendit dhe për të kuptuar drejtimin e politikave të tij për vitet e ardhshme.

Në fillim të marsit, do të zhvillohen seancat plenare nga Asambleja Kombëtare Popullore (AKP), me rreth 3 000 delegatë, si dhe Konferenca Konsultative Politike e Popullit Kinez (KKPPK), me rreth 2 200 delegatë. Pothuajse të gjitha temat e rëndësishme për zyrtarët dhe publikun trajtohen gjatë seancave të këtyre takimeve të rëndësishme politike që mbahen në Pekin.

AKP-ja përkufizohet nga ligji si “organi më i lartë shtetëror i pushtetit” dhe njëkohësisht si organi më i lartë legjislativ i vendit. Ndërsa KKPPK-ja është organi më i lartë këshillimor politik në Kinë.

Kongresi Popullor Kombëtar dhe kongreset e popullit në nivele të ndryshme janë organet përmes të cilave qytetarët ushtrojnë dhe delegojnë pushtetin shtetëror. Kongreset popullore në të gjitha nivelet konstituohen përmes zgjedhjeve, janë përgjegjëse para popullit dhe i nënshtrohen mbikëqyrjes së tij. Përfaqësimi në këto struktura është e gjerë dhe gjithëpërfshirës, duke patur delegatë nga provinca të ndryshme, shtresa të ndryshme shoqërore, pakica etnike etj.

Të gjitha organet administrative, mbikëqyrëse, gjyqësore dhe prokurorë të shtetit krijohen nga kongreset popullore, nga të cilat mbikëqyren.
Peizazhi politik i Kinës është i veçantë, dhe kuptimi i karakteristikave të tij unike kërkon një perspektivë të nuancuar që shkon përtej krahasimeve të thjeshta me modele ekzistuese. Me një histori mijëvjeçare, Kina ka zhvilluar një sistem qeverisjeje të rrënjosur në evolucionin e saj kulturor, shoqëror dhe politik. Sistemi kinez përbën një kombinim të demokracisë zgjedhore dhe asaj konsultative, që përfshin zgjedhje, konsultime dhe procese vendimmarrëse të strukturuara dhe mbikëqyrjen, duke mbuluar të gjitha aspektet e jetës së më shumë se 1.4 miliard njerëzve.

Shprehja “Demokracia popullore në mbarë procesin” nënkupton natyrën gjithëpërfshirëse të saj, ku legjitimiteti i establishmentit politik buron drejtpërdrejt nga qytetarët që ajo qeveris. Kjo përfshin angazhimin aktiv në diskursin publik, iniciativat e komunitetit dhe avokimin për ndryshime sociale dhe politike. Në një demokraci të vërtetë, qeveria është një pasqyrim i vullnetit dhe vlerave kolektive të njerëzve të saj, duke siguruar që politikat dhe vendimet të përputhen me nevojat dhe aspiratat në zhvillim të shoqërisë më të gjerë.
Marrëdhënia shtet-shoqëri e Kinës ndryshon nga ajo e vendeve të tjera. Në Kinë shteti ka arritur legjitimitet, autoritet dhe miratim të jashtëzakonshëm publik, duke pasur parasysh rolin e tij të veçantë si përfaqësues, mishërim dhe kujdestar i kombit dhe është përgjegjës për reagimin ndaj ndryshimit dhe dinamikës së shoqërisë. Angazhimi për të mirën kolektive është ajo çka e bën një qeverisje demokratike, duke theksuar se pushteti që i është dhënë qeverisë është një mjet për të ngritur mirëqenien e njerëzve të cilëve u shërben.
Në Kinë sistemi politik dhe diskursi publik thekson mirëqenien kolektive dhe stabilitetin social. Ai vendos një theks të fortë tek uniteti dhe harmonia, shpesh duke i dhënë përparësi interesave të kombit dhe shoqërisë në tërësi.
Zakonisht një lidership që do vendin dhe aplikon demokracinë e vërtetë është i veshur me petkun e patriotizmit….dhe nuk ka patriotë më të mëdhenj se ata që i japin mirëqënie dhe progres vendit të tyre!
Burimi CGTN



















