Koçiu: Rruga e re e Komanit lehtëson aksesin turistik në zonë, zhvillim për ekonomitë lokale

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ndau sot opinione të vizitorëve vendas dhe të huaj, të cilët vlerësojnë përmirësimin e rrugës së Komanit.


Investimi në rrugën e re të Komanit ka lehtësuar ndjeshëm lëvizjen drejt zonës e cila vizitohet nga vendas e të huaj për peizazhet e paprekura natyrore.

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ndau sot opinione të vizitorëve vendas dhe të huaj, të cilët vlerësojnë përmirësimin e rrugës së Komanit.

“Entuziazmi dhe vlerësimet e vizitorëve vendas e të huaj janë treguesi më i qartë se investimet në infrastrukturë po sjellin zhvillim, po forcojnë ekonominë lokale dhe po e pozicionojnë Shqipërinë gjithnjë e më shumë si një destinacion turistik me standarde europiane”, u shpreh Koçiu.

Rruga e Komanit, sipas saj, është një investim që ka përmirësuar aksesin drejt një prej perlave natyrore të vendit, duke u shërbyer jo vetëm banorëve të zonës, por edhe mijëra turistëve që zgjedhin liqenin e Komanit për bukuritë e tij unike.

“Vijojmë pa u ndalur me ‘Punët e Shqipërisë’, me investime që sjellin rezultate konkrete”, tha ajo.

Ndërkohë vizitorë vendas dhe të huaj por edhe banorë të zonës vlerësojnë se infrastruktura e re ka përmirësuar ndjeshëm kushtet e udhëtimit.

“Rruga e re është e mrekullueshme, do të thotë se po bëjnë diçka për turizmin këtu dhe ata bënë një punë vërtetë të mirë. Nuk e di si ishte rruga e vjetër, por dëgjova se ka qenë keq”, u shpreh një turist i huaj.

“Më në fund rruga për në Koman është një rrugë siç duhet, në ndryshim nga vitet e kaluara ku kishte shumë vështirësi për të arritur në Koman”, tha një tjetër turist i huaj.

Ndërsa një banor i zonës u shpreh se rruga e re ka ndikuar në rritjen e numrit të vizitorëve.

“Për sa i përket rrugës është një fat i madh për ne. Zhvillim normal, falënderojmë ata që kanë kontribuar. Ka qenë skandal. Tani edhe turistë po vijnë shumë më shumë se vjet. Më parë as makinat me qera nuk i lejonin të vinin për arsye të rrugës së keqe”, tha ai.

“Unë jam shofer që po vij nga Tirana për në Koman. Rruga ka qenë copë, tani rruga shumë e mirë. Besojmë që do të ketë punë, do të ketë lëvizje. Ka qenë jashtë mase keq”, tha një tjetër qytetar.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Sot Shqipëria është një emër dhe një flamur që e respektojnë të gjithë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, ku foli për rolin e diasporës dhe ndryshimin e…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Sot Shqipëria është një emër dhe një flamur që e respektojnë të gjithë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, ku foli për rolin e diasporës dhe ndryshimin e…