Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, Rama: Së shpejti reflektimi i premtuar ndaj protestës

Shqipëria renditet e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore nga indeksi më prestigjioz global për këtë fushë “Environmental performance index” për vitin 2026.


Shqipëria renditet e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore nga indeksi më prestigjioz global për këtë fushë “Environmental performance index” për vitin 2026.

Lajmin e bëri të ditur sot kryeministri Edi Rama përmes një videomesazhi, ku komentoi edhe protestat për mbrojtjen e mjedisit të cilat i konsideroi si arritje të shoqërisë shqiptare.

“Për javë të tëra u krijua përshtypja se Shqipëria ishte kthyer në armiken e natyrës së vet. U thanë shumë gjëra, u shkruan edhe më shumë, u ndanë miliona imazhe, akuza, gjykime dhe bindje të cekëta dhe për një çast u duk se zhurma triumfoi realitetin, por realiteti flet”, tha Rama.

Sipas tij, “Environmental performance index”, indeksi më prestigjioz global për performancën mjedisore sapo e ka renditur Shqipërinë të parën në Ballkanin Perëndimor, të 46-ën nga 177 vende në botë, me progresin më të madh në rajon gjatë 10 viteve të fundit.

Ndërsa për zbutjen e ndryshimeve klimatike, sipas kryeministrit, Shqipëria renditet e 21-ta në botë.

“Këto nuk janë vlerësimet që ne i kemi bërë vetes, por janë përfundimet e institucioneve ndërkombëtare dhe akademike, të cilat prej një çerek shekulli masin me konsensus global, me të njëjtën metodologji performancën mjedisore të vendeve të botës”, u shpreh Rama.

Kjo renditje, sipas Ramës, tregon rrugën që është bërë, ndërkohë që nuk kanë kaluar shumë vite që Shqipëria ishte vendi i prerjeve barbare të pyjeve, i gjuetisë së egër të shfarosjes kriminale të shumë specieve dhe i lumenjve të kthyer në vendgrumbullime mbetjesh.

“Një shtet që shpesh nuk kishte as mundësi, as instrumente, as kulturën për mbrojtjen e natyrës, por mbi të gjitha as vëmendje. Sot jemi një vend krejt tjetër edhe në këtë aspekt”, shtoi ai.

Kryeministri solli si shembull edhe organizimin e protestave të mëdha për mbrojtjen e mjedisit, të cilat i cilëson një arritje të madhe të shoqërisë.

“Madje kemi arritur deri aty sa të zhvillojmë protesta të mëdha për mjedisin dhe kjo pavarësisht çdo ekzagjerimi, manipulimi apo instrumentalizimi politik që iu bashkëngjit atyre protestave është në vetvete një arritje e madhe e shoqërisë. Sepse prania e aq shumë njerëzve që shqetësohen për flamingot për lagunat, për pyjet apo për biodiversitetin tregon se bashkë me Shqipërinë që ka ndryshuar edhe shoqëria shqiptare ka ndryshuar”, tha Rama.

Kryeministri e konsideroi këtë fitore të qytetërimit. “Një shoqëri që debaton për natyrën është shumë e shumë më përpara se sa një shoqëri që e sheh në heshtje shkatërrimin e saj, siç ishte shoqëria e deri para 10 vjetëve. Prandaj unë nuk kam parë kurrë armiq tek ata që duan sinqerisht natyrën edhe kur nuk ndaj të njëjtin mendim me ta”, tha Rama.

Përkundrazi, Rama tha se ata duhet të na kujtojnë se zhvillimi nuk mund të jetë kurrë një justifikim për të harruar atë që na është besuar nga e shkuara dhe që duhet t’ua dorëzojmë më të mirë brezave që i përkasin të ardhmes.

“A do thotë kjo se ne kemi bërë gjithçka si duhet përderisa indeksi na ngre kaq lart. Sigurisht që jo. Sepse kush punon gabon, kush ndërton bën edhe zgjedhje të vështira e ndërton edhe zgjedhje të gabuara. Kush qeverisë nuk mund të pretendojë se ka gjithmonë të drejtë e jo më të ketë gjithmonë të drejtë. Edhe ne kemi gabuar, edhe ne kemi shumë për të mësuar edhe ne kemi ende shumë për të përmirësuar”, u shpreh ai.

Ky raport, sipas Ramës, “nuk është një medalje për t’u vetëkënaqur dhe as për t’ia përplasur në fytyrë atyre që mendojnë ndryshe”.

“Por është një përgjegjësi shumë e madhe dhe një kujtesë se duhet të dëgjojmë më shumë, të korrigjojmë më shpejt kur është e nevojshme dhe të mbrojmë me edhe më shumë vendosmëri ekuilibrin mes zhvillimit dhe natyrës, ama duke mos i harruar kurrë faktet”, tha Rama.

Kryeministri nënvizoi se Shqipëria europiane nuk ndërtohet as duke zgjedhur mes ekonomisë dhe mjedisit dhe as duke e zgjedhur mes zhurmës dhe fakteve.

“Ajo ndërtohet duke i bërë të ecin së bashku ekonomia, mjedisi dhe faktet. Dhe nëse sot bota na thotë se kemi bërë një rrugë kaq të gjatë për mirë, përgjigjja e mençur nuk është thjesht krenari për rrugën e bërë, po është përulësia për të pranuar se kemi ende një rrugë të gjatë për të bërë dhe po ashtu vendosmëria për ta bërë atë edhe shumë më mirë. Ky është detyrimi ynë ndaj Shqipërisë dhe kjo është fjala ime pas një raporti që më bën sinqerisht krenar për gjithçka kemi bërë”, tha Rama.

Nga ana tjetër, Kryeministri shprehu bindjen se “reflektimi i premtuar për atë që na vuri përpara pasqyra e bulevardit të flamingove është jo vetëm i nevojshëm, por i domosdoshëm dhe së shpejti do ta keni dhe atë”.

/Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Të ardhurat nga rritja ekonomike për kategoritë më në nevojë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se rritja e qëndrueshme ekonomike e viteve të fundit krijon mundësi financiare për adresimin e…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Të ardhurat nga rritja ekonomike për kategoritë më në nevojë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se rritja e qëndrueshme ekonomike e viteve të fundit krijon mundësi financiare për adresimin e…