Rama: Të zbatohet ligji për përfshirjen në administratë të personave me aftësi të kufizuara

Kryeministri Edi Rama kërkoi sot zbatimin e ligjit për përfshirjen në administratën shtetërore të personave me aftësi të kufizuar.


Kryeministri Edi Rama kërkoi sot zbatimin e ligjit për përfshirjen në administratën shtetërore të personave me aftësi të kufizuar.

Kryeministri Rama ishte sot në Qendrën Sociale “Jonathan”, ku bashkëbisedoi me nëna dhe stafin mbështetës të fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuar, mbi dyfishimin e mbështetjes ekonomike për këtë kategori, si dhe për garancitë e reja shëndetësore e shoqërore për kujdestarët e tyre.

Sipas kryeministrit, Shqipëria e ka vendosur me ligj rekrutimin e personave me aftësi të kufizuar në administratë, por kjo nuk zbatohet si duhet.

“Ka dhe një të metë tjetër të madhe, që ne kemi vendosur në ligj, por nuk e zbatojmë si duhet, as sa duhet, rekrutimin e personave me aftësi të kufizuar në administratë. E kemi në ligj të vendosur. Vendet europiane e kanë të gjitha. Për shembull Holanda, se kam parë statistika. Holanda e ka në nivele të paimagjinueshme”, tha Rama.

Sipas tij, duhet të bëhet edhe një sforco ekstra që të zbatohet më mirë ligji.

“Ky është problem më vete sepse është iluzion të mendosh që ata do t’i mirëpresë sektori privat dhe do t’i përshijë prandaj dhe të gjitha vendet ia kanë lënë administratës barrën kryesor që t’i integrojë sepse në sektorin privat është më vështirë”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

MM: 11 vatra aktive zjarri, po ndërhyet nga ajri e toka

Ministria e Mbrojtjes bëri një përditësim të situatës së zjarreve në të gjithë vendin.

Global 360

Meloni falënderon Ramën: Shqipëria partnere e çmuar, krenare për rrugëtimin tonë në BE

Kryeministri Edi Rama përgëzoi një ditë më parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni, e cila shënoi një rekord historik…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

MM: 11 vatra aktive zjarri, po ndërhyet nga ajri e toka

Ministria e Mbrojtjes bëri një përditësim të situatës së zjarreve në të gjithë vendin.