Peleshi takim me Schellenberger: Forcojmë bashkëpunimin parlamentar me Gjermaninë

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi u takua me presidentin e parlamentit të Landit të Saksonisë-Anhalt në Gjermani, Gunnar Schellenberger, ku në fokus të bisedimeve ishte forcimi i bashkëpunimit parlamentar mes dy vendeve


Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi u takua me presidentin e parlamentit të Landit të Saksonisë-Anhalt në Gjermani, Gunnar Schellenberger, ku në fokus të bisedimeve ishte forcimi i bashkëpunimit parlamentar mes dy vendeve.

Gjatë takimit, palët diskutuan për zgjerimin e marrëdhënieve institucionale dhe nxitjen e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët si ekonomia, arsimi, kultura dhe teknologjia.

Peleshi vlerësoi gjithashtu potencialin që ofrojnë qytete shqiptare si Korça për thellimin e bashkëpunimit me partnerët gjermanë, veçanërisht në fushat e arsimit, kulturës, inovacionit dhe lidhjeve mes institucioneve vendore dhe komuniteteve.

“Me Presidentin e Parlamentit të Landit të Saksonisë-Anhalt, Gunnar Schellenberger, mbi forcimin e bashkëpunimit parlamentar, mbështetjen e marrëdhënieve mes institucioneve dhe nxitjen e mundësive të reja për bashkëpunim në fushat e ekonomisë, arsimit, kulturës dhe teknologjisë.

Vlerësuam edhe potencialin që ofrojnë qytete si Korça për zgjerimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, veçanërisht përmes arsimit, kulturës, inovacionit dhe lidhjeve mes qeverisjes, institucioneve vendore dhe komuniteteve”, shkruan Peleshi.

Ai shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

“Mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, si edhe për kontributin e saj në avancimin e reformave demokratizuese dhe integruese. Bashkëpunimi intensiv me parlamentet e landeve, në vijim të partneritetit të shkëlqyer me Bundestagun, pasuron marrëdhëniet mes dy vendeve tona, afron institucionet, bizneset dhe qytetarët dhe krijon një bazë edhe më të fortë për partneritetin shqiptaro-gjerman”, shkruan Peleshi.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Këshill Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe, rrisim numrin e mësuesve ndihmës

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot krijimin e një Këshilli Kombëtar për fëmijët me aftësi të ndryshe në përbërje të së…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Këshill Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe, rrisim numrin e mësuesve ndihmës

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot krijimin e një Këshilli Kombëtar për fëmijët me aftësi të ndryshe në përbërje të së…