Peleshi uron SHBA-të: Mirënjohje për miqësinë dhe partneritetin e palëkundur me Shqipërinë

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e Ditës së Pavarësisë, duke vlerësuar marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve dhe mbështetjen e vazhdueshme amerikane për Shqipërinë.


Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e Ditës së Pavarësisë, duke vlerësuar marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve dhe mbështetjen e vazhdueshme amerikane për Shqipërinë.

Peleshi e cilësoi këtë përvjetor si një moment historik për një vend mik dhe aleat strategjik të Shqipërisë.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës! Një moment historik për një komb mik dhe aleat të çmuar. Mirënjohje për miqësinë e fortë, partneritetin e besueshëm dhe mbështetjen e palëkundur që ka shoqëruar Shqipërinë ndër vite. Një aleancë e ndërtuar mbi besimin, respektin dhe vlerat e përbashkëta mbetet garanci për një të ardhme edhe më të fortë. Happy Independence Day!”, shkruan Peleshi.

Në mesazhin e tij, kreu i Kuvendit nënvizon rëndësinë e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-së, duke e cilësuar atë si një aleancë të bazuar në besim, respekt të ndërsjellë dhe vlera të përbashkëta.

Ky është përvjetori i 250-të i Ditës së Pavarësisë së SHBA. Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës u nënshkrua në 4 korrik të vitit 1776, kur 13 koloni të Amerikës së Veriut shpallën pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar.

Deklarata e Pavarësisë mbetet si referencë e demokracisë solide, e shtetit të së drejtës dhe të drejtave dhe lirive të individit.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Këshill Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe, rrisim numrin e mësuesve ndihmës

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot krijimin e një Këshilli Kombëtar për fëmijët me aftësi të ndryshe në përbërje të së…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Këshill Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe, rrisim numrin e mësuesve ndihmës

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot krijimin e një Këshilli Kombëtar për fëmijët me aftësi të ndryshe në përbërje të së…