Llamallari-Salla në Bllatë: Forcohen kontrollet kufitare lidhur me sigurinë ushqimore

Ministri i Brendshëm Besfort Llamallari, dhe ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andi Salla, zhvilluan një vizitë inspektuese në Pikën e Kalimit Kufitar të Bllatës, në kufirin mes Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut


Ministri i Brendshëm Besfort Llamallari, dhe ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andi Salla, zhvilluan një vizitë inspektuese në Pikën e Kalimit Kufitar të Bllatës, në kufirin mes Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, ku u njohën nga afër me masat e marra për forcimin e kontrolleve kufitare, garantimin e sigurisë ushqimore dhe lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve e mjeteve.

Gjatë vizitës, ministri Llamallari theksoi rëndësinë strategjike të kësaj pike kufitare, duke vënë në dukje fluksin e lartë të lëvizjeve gjatë muajve të fundit.

Ai u shpreh se, AKU dhe Policia e Shtetit kanë një përgjegjësi të lartë për të mos toleruar askënd që cenon ligjin, ekonominë e ndershme dhe shëndetin e qytetarëve, si edhe të miliona turistëve që vizitojnë vendin tonë.

“Vetëm në pesë muajt e parë të këtij viti, në këtë pikë kufitare kanë kaluar rreth 700 mijë udhëtarë dhe mbi 300 mijë mjete. Kjo është një pikë me rëndësi të veçantë ekonomike për marrëdhëniet mes dy vendeve tona dhe kërkon gjithnjë e më shumë siguri, bashkëpunim institucional dhe koordinim me institucionet e linjës për të lehtësuar qarkullimin, por njëkohësisht për të rritur sigurinë dhe cilësinë e procesit të kalimit”, u shpreh Llamallari.

Ai nënvizoi se procesi i integrimit evropian kërkon përmbushjen e standardeve gjithnjë e më të larta në administrimin e kufijve.

“Sa më shumë i afrohemi Bashkimit Evropian, aq më shumë rriten standardet që duhet të zbatojmë në pikat tona kufitare”, deklaroi ministri.

Llamallari kujtoi se kjo është vizita e radhës e zhvilluar së bashku me ministrin Salla, pas inspektimeve të mëparshme në Portin e Durrësit dhe në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Thanës, me fokus forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për kontrollet fitosanitare, veterinare dhe të sigurisë ushqimore.

Nga ana e tij, ministri Salla theksoi se bashkëpunimi mes Ministrisë së Bujqësisë dhe Ministrisë së Brendshme është kyç për garantimin e standardeve të kontrollit në pikat kufitare, veçanërisht gjatë sezonit turistik.

“Tre shërbimet inspektuese janë në funksion të plotë. Marrja e mostrave dhe kontrollet laboratorike kanë funksionuar shumë mirë dhe duhet të shtojmë më tej masat e sigurisë në kuadër të sezonit veror, kur fluksi i udhëtarëve dhe mallrave rritet ndjeshëm”, deklaroi Salla.

Dy ministrat vlerësuan rëndësinë e koordinimit të institucioneve përgjegjëse për të garantuar njëkohësisht lëvizje të shpejtë në kufi, siguri të shtuar dhe mbrojtje të shëndetit të konsumatorëve, në përputhje me standardet evropiane.

Burimi ATSH

Prosperiteti i përbashkët dhe rruga e Kinës drejt zhvillimit të balancuar

Koncepti i prosperitetit të përbashkët është një nga objektivat kryesore të politikave të zhvillimit të Kinës.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

Ne kemi një rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes ”Finacial Times”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Prosperiteti i përbashkët dhe rruga e Kinës drejt zhvillimit të balancuar

Koncepti i prosperitetit të përbashkët është një nga objektivat kryesore të politikave të zhvillimit të Kinës.