VanHorn: Investitorët kanë nevojë për besim, fusha e lojës është e barabartë

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy VanHorn, mori pjesë sot në prezantimin e Dhomës Amerikane të Tregtisë mbi Investimet e Huaja Direkte.


E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy VanHorn, mori pjesë sot në prezantimin e Dhomës Amerikane të Tregtisë mbi Investimet e Huaja Direkte.

Gjatë fjalës së saj, VanHorn e cilësoi kuadrin shqiptar për shqyrtimin e investimeve të huaja direkte si një zhvillim të rëndësishëm, duke theksuar, se ai nuk përbën thjesht një ushtrim burokratik, por një deklaratë strategjike që tregon se Shqipëria është e hapur për investime, duke mbrojtur njëkohësisht interesin kombëtar dhe duke përmbushur standardet ndërkombëtare.

VanHorn vuri në dukje se investitorët, përfshirë ata amerikanë, po e ndjekin me vëmendje këtë proces dhe se kompanitë amerikane janë të pranishme në sektorë si energjia, ndërtimi dhe teknologjia, ndërsa të tjera po shqyrtojnë mundësinë për të investuar në Shqipëri.

“Kuadri i shqyrtimit të IHD-së (Investimeve të Huaja Direkte) të Shqipërisë nuk është thjesht një ushtrim burokratik – është një deklaratë strategjike. Tregon se Shqipëria është e hapur për biznes, por në një mënyrë që mbron interesat kombëtare të Shqipërisë dhe plotëson standardet ndërkombëtare.

“Dhe investitorët po i kushtojnë vëmendje- përfshirë ata amerikanë. Kompanitë amerikane janë këtu në energji, ndërtim dhe teknologji dhe shumë të tjera po shikojnë të vijnë. Por investitorët kanë nevojë për besim se rregullat janë të qarta, se fusha e lojës është e barabartë dhe se sektorët strategjikë janë të mbrojtur nga aktorë që nuk luajnë sipas të njëjtave rregulla si ne”, tha ajo.

Sipas saj, investitorët kërkojnë rregulla të qarta, kushte të barabarta konkurrimi dhe mbrojtje të sektorëve strategjikë.

Ajo theksoi se miratimi i kuadrit ligjor është vetëm fillimi dhe se zbatimi i tij do të jetë vendimtar për suksesin e mekanizmit, duke nënvizuar se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë gjatë këtij procesi.

“Kur Presidenti Trump shpalli politikën e investimeve të Amerikës vitin e kaluar, ai theksoi një parim të thjeshtë: mirëpritni investimet që forcojnë rritjen ekonomike duke siguruar që infrastruktura kritike dhe sektorët strategjikë të mbeten të sigurt. Qasja e Shqipërisë për shqyrtimin e investimeve është ndërtuar mbi të njëjtin parim. Dhe kjo përputhje ka rëndësi.

“Natyrisht, miratimi i një ligji është fillimi, jo fundi. Zbatimi është vendi ku këto përpjekje kanë sukses ose dështojnë dhe Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë gjatë këtij procesi. Ne do të vazhdojmë të punojmë me Ministren Ibrahimaj dhe me ministri e institucione të tjera që do ta sjellin këtë kuadër në jetë”, tha ajo.

Duke iu drejtuar komunitetit të biznesit, VanHorn theksoi se mekanizmat e shqyrtimit të investimeve synojnë të krijojnë një mjedis me rregulla të parashikueshme dhe zbatim të qëndrueshëm, duke nxitur investime afatgjata dhe cilësore.

“Komunitetit të biznesit në këtë sallë: Mekanizmat e shqyrtimit janë krijuar për t’ju mbrojtur. Kur rregullat janë të parashikueshme dhe zbatimi është i qëndrueshëm, të gjithë përfitojnë dhe ky është mjedisi që tërheq llojin e investimeve afatgjata dhe cilësore që Shqipëria meriton.

Ndaj sot bëhet fjalë për të sjellë të gjithë në të njëjtën tryezë për të kuptuar çfarë nënkupton ky kuadër, si funksionon dhe çfarë vjen më pas. Shqipëria ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm përpara, dhe mirëpresim punën që na pret”, tha VanHorn.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Të ardhurat nga rritja ekonomike për kategoritë më në nevojë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se rritja e qëndrueshme ekonomike e viteve të fundit krijon mundësi financiare për adresimin e…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Të ardhurat nga rritja ekonomike për kategoritë më në nevojë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se rritja e qëndrueshme ekonomike e viteve të fundit krijon mundësi financiare për adresimin e…