
Kumbaro: Një ekip psikologësh do të ofrojë mbështetje për fëmijët dhe familjet e prekura nga aktet e dhunës
Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro dhe Kryeministri Rama, mëngjesin e sotëm patën në një takim drejtuesit e shkollave të mesme Tiranës në mjediset e Ministrinë e Arsimit.

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro dhe Kryeministri Rama, mëngjesin e sotëm patën në një takim drejtuesit e shkollave të mesme Tiranës në mjediset e Ministrinë e Arsimit.
Ministrja Kumbaro shprehu mirënjohjen për gjithë drejtuesit e shkollave si shtylla e besimit në komunikimin me prindërit.
“Dua të shpreh mirënjohjen për secilin dhe secilën sepse kanë qenë garancia kryesore dhe shtylla e besimit tek prindërit. Në gjimnaze, ku hapësira për të abuzuar dhe keqpërdorur adoleshentët ka qenë më e madhe, kemi pasur një pjesmarrje shumë më të lartë krahasuar me ditën e premte ku niveli i mungesave ka qenë më i shtuar për shkak të frikës dhe panikut të prindërve për t’i sjellë fëmijët në shkolla në një situatë aspak normale.”
Kumbaro theksoi se në këto momente është shumë e rëndësishme mbështetja psikologjike që u ofrohet nxënësve të cilat përballen me pamje që nuk do të duhet t’i njihnin në jetën e tyre si adoleshentë, duke garantuar se procesi mësimor do të plotësohet i gjithi. Ajo njoftoi se është ngritur një ekip psikologësh.
“Kemi ngritur një ekip psikologësh të cilët do të jenë në dispozicion të familjeve, prindërve dhe fëmijët e familjeve që në një mënyrë apo në një tjetër janë përfshirë në protestat e dhunshme, mund të jenë adoleshentë të shoqëruar në polici apo pjesë e një skenari aspak të zakontë për moshën e tyre. Është detyra jonë t’u ofrojmë gjithë këshillimin psikologjik për të mos lejuar që këto trauma të jenë pjesë historikut të jetës së tyre”.
Ministrja Kumbaro përmendi edhe komunikimin e forcuar me oficerët e sigurisë gjatë këtyre ditëve.
Burimi ATSH



















