Malaj: Hiqet kufizimi për ndarjen e dëmshpërblimit për ish-të dënuarit politikë në tetë këste

Këshilli i Ministrave miratoi sot një ndryshim të rëndësishëm në VKM 419, që lidhet me dëmshpërblimin për ish-të dënuarit politikë të regjimit komunist


Këshilli i Ministrave miratoi sot një ndryshim të rëndësishëm në VKM 419, që lidhet me dëmshpërblimin për ish-të dënuarit politikë të regjimit komunist.

Ministri i Financave, Petrit Malaj në një dalje për mediet tha sot se “më konkretisht, Ministria e Financave propozon heqjen e kufizimit për ndarjen e dëmshpërblimit në tetë këste të barabarta”.

“Të gjitha dosjet me vlerë të mbetur për t’u paguar deri në 1 milion lekë të likujdohen brenda këstit të radhës. Me këto ndryshime brenda një afati 4-5 vjeçar, parashikohet të paguhen plotesisht rreth 6000 dosje nga 10 360 që janë në total, në proces pagese”, theksoi Malaj.

Sipas tij, ky ndryshim parashikohet të shoqërohet me një sërë efektesh pozitive.

Malaj sqaroi se “këto efekte janë përshpejtimi i ndjeshëm në kohë i procesit, ku intervali mes kësteve reduktohet në rreth 2–2,5 vite nga 3,5–4 vite aktualisht. Rritje të fondit vjetor për dëmshpërblime. Aktualisht ky fond është rreth 1,5 miliardë lekë”.

“Ky vendim synon jo vetëm rritjen e eficiencës së pagesave, por mbi të gjitha përmbushjen e një detyrimi moral ndaj familjeve të të gjithë personave që kanë vuajtur në mënyrë të padrejtë nga regjimi i kaluar”, tha Malaj.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

INSTAT: Mbi 969 mijë vizitorë në strukturat akomoduese gjatë gushtit

Turizmi në Shqipëri vijoi të shënojë rritje në gusht 2026, me 10,3% më shumë vizitorë të akomoduar në struktura turistike…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

INSTAT: Mbi 969 mijë vizitorë në strukturat akomoduese gjatë gushtit

Turizmi në Shqipëri vijoi të shënojë rritje në gusht 2026, me 10,3% më shumë vizitorë të akomoduar në struktura turistike…