Numri i bizneseve rritet me 5%, xhiroja arrin në 931 miliardë lekë

Ministri i Financave, Petrit Malaj bëri të ditur sot se aktiviteti ekonomik i bizneseve në Shqipëri vazhdon të jetë tejet pozitiv, duke shënuar një rritje të dukshme krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2025.


Ministri i Financave, Petrit Malaj bëri të ditur sot se aktiviteti ekonomik i bizneseve në Shqipëri vazhdon të jetë tejet pozitiv, duke shënuar një rritje të dukshme krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2025.

“Në fund të muajit mars, numri i bizneseve të regjistruara dhe aktive ka arritur në 143.875, duke shënuar një rritje prej 5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Po ashtu, numri i subjekteve të reja të regjistruara ka shënuar një rritje dyshifrore, duke u regjistruar 6085 biznese të reja përgjatë këtij tremujori, që përbën një rritje prej 12% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025”, deklaroi Malaj.

Një tjetër tregues pozitiv është rritja e qarkullimit të biznesit.

Ministri Malaj tha se gjatë tremujorit të parë, xhiroja e deklaruar e bizneseve ka arritur në 931 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej rreth 600 milionë eurosh krahasuar me vitin e kaluar.

Ai theksoi se kjo rritje është pasojë e një kombinimi faktorësh, ku përfshihen formalizimi më i madh i ekonomisë dhe një xhiro më e saktë e deklaruar nga bizneset.

Po ashtu, nënvizoi ai, një faktor tjetër mbështetës është konsumi i brendshëm, i cili ka mbetur i qëndrueshëm dhe ka kontribuar në rritjen e të ardhurave dhe punësimit.
Sektorët e shërbimeve dhe tregtisë, sipas tij, vazhdojnë të mbeten dy motorët kryesorë të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë.

“Ky rezultat tregon një dinamikë pozitive dhe një zhvillim të qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare, duke u mbështetur në përmirësimin e kushteve të biznesit dhe fuqizimin e konsumit dhe punësimit në vend”, deklaroi Malaj.

Marrë nga ATSH

Lexo më shumë nga

Ministria e Financave: Të ardhurat buxhetore 484,6 miliardë lekë gjatë 7-mujorit, rriten 11,8%

Ministria e Financave bëri të ditur se të ardhurat totale u realizuan në masën 100% të planit të shtatëmujorit.

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

“El Pais”: Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë dhe artisti që ekspozon në Paris dhe Nju-Jork

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën spanjolle “El Pais”, Rama flet për ekspozitën e tij me skulptura bronzi…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani votoi për Kurultain: një arkitekturë e re politike merr mandatin e saj të parë

Zgjedhjet e 23 gushtit për Kurultain përbëjnë një moment themelor në institucionalizimin e rendit të ri kushtetues të Kazakistanit.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ministria e Financave: Të ardhurat buxhetore 484,6 miliardë lekë gjatë 7-mujorit, rriten 11,8%

Ministria e Financave bëri të ditur se të ardhurat totale u realizuan në masën 100% të planit të shtatëmujorit.