Kledi Kadiu sjell International Ballet Competition Albania

Balerini i mirënjohur shqiptar Kledi Kadiu ndau sot lajmin se do të sjellë në Shqipëri edicionin e parë të International Ballet Competition Albania.


Balerini i mirënjohur shqiptar Kledi Kadiu ndau sot lajmin se do të sjellë në Shqipëri edicionin e parë të International Ballet Competition Albania.

Ky aktivitet i rëndësishëm ndërkombëtar vjen si iniciativë e koreografit dhe balerinit Kledi Kadiu, i cili do të ketë mbështetjen e Shkollës Kombëtare të Baletit, Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit si dhe të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Programi do të shtrihet në dy ditë: më 4 dhjetor do të zhvillohet një workshop pranë Shkollës Kombëtare të Baletit, ndërsa më 5 dhjetor do të mbahet konkursi në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Projekti synon të kthehet në një pikë referimi për artin e kërcimit në rajon dhe më gjerë, duke mbledhur talente nga vende të ndryshme të botës dhe duke e vendosur Shqipërinë në hartën e aktiviteteve prestigjioze të baletit.

Juria dhe trupa e pedagogëve do të jetë e një niveli të lartë ndërkombëtar, me emra të njohur si Frédéric Olivieri, Paola Vismara dhe Michele Merola.

Kledi Kadiu tha se, kjo nismë përfaqëson fillimin e një projekti afatgjatë, me synimin për të krijuar një platformë të qëndrueshme për zhvillimin e talenteve të rinj dhe për shkëmbime artistike ndërkombëtare.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri takim më 21 shtator në Tiranë

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit (KPSA) BE-Shqipëri do të zhvillojë më 21 dhe 22 shtator në Tiranë takimin e tij të…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri takim më 21 shtator në Tiranë

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit (KPSA) BE-Shqipëri do të zhvillojë më 21 dhe 22 shtator në Tiranë takimin e tij të…