Malaj me bizneset e turizmit në Berat: Fokus deklarimi real i pagave, formalizim i sektorit

Ministri i Financave, Petrit Malaj, i shoqëruar dhe nga drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, zhvilloi takim me subjekte që operojnë në sektorin e turizmit në qytetin e Beratit.


Ministri i Financave, Petrit Malaj, i shoqëruar dhe nga drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, zhvilloi takim me subjekte që operojnë në sektorin e turizmit në qytetin e Beratit.

Në fokus të këtij takimi ishte diskutimi mbi problematikat dhe sfidat me të cilat përballen këto subjekte gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre, bashkëpunimi me Administratën Tatimore dhe ecuria e zbatimit të planit operacional për sektorin e turizmit në rajonin e Beratit.

Malaj vuri në dukje ndikimin e sektorit të turizmit dhe të sektorëve të ndërlidhur me të në ekonominë kombëtare dhe rëndësinë formalizimit real të tij. Në këtë drejtim, ai tha se është thelbësore rritja e deklarimit të pagave reale dhe përmirësimi i nivelit të pagave aktuale, gjë që përkthehet në rritje të mirëqenies për punonjësit dhe më shumë siguri për të ardhmen e tyre, ashtu si edhe rritja e transparencës fiskale dhe deklarimi real i qarkullimit të bizneseve.

Duke iu referuar qytetit të Beratit, Malaj vuri në dukje se ai përbën një histori suksesi në zhvillimin e turizmit gjatë gjithë vitit, megjithatë, duhet një angazhim më i madh për të garantuar konkurrencë të ndershme, rritje të cilësisë së shërbimeve dhe përmirësim të nivelit të pagave.

Sipas të dhënave, në sektorin e turizmit në Berat operojnë 746 tatimpagues, nga të cilët vetëm 50 janë subjekte me TVSH, ndërsa kontributi i këtij sektori në TVSH përbën rreth 2.3% të totalit të aktivitetit ekonomik, me një vlerë prej rreth 16.5 milionë lekësh. Numri i të punësuarve në këtë sektor ka pësuar rritje me 11 %, megjithatë ka ende nevojë dhe hapësirë për përmirësim të strukturës së pagave dhe formalizimit të marrëdhënieve të punës.

Në prag të sezonit turistik, është e domosdoshme rritja e angazhimit për të garantuar konkurrencë të ndershme dhe qëndrueshmëri afatgjatë të sektorit. Formalizimi i aktivitetit dhe përmirësimi i standardeve janë kyç për të rritur besimin dhe zhvillimin ekonomik.

Takimi u zhvillua në formën e një diskutimi të hapur, ku përfaqësuesit e biznesit ndanë shqetësimet dhe sugjerimet e tyre për më shumë mbështetje, akses në fuqi punëtore të kualifikuar dhe politika që nxisin zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në rajon.

Burimi ATSH

Rama: Banka e Shqipërisë nuk është sulmuar as në vitin 1997

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me drejtuesit e sistemit bankar ku shprehu solidaritetin e qeverisë pas sulmeve të…

Global 360

BE: Ligji për parandalimin e pastrimit të parave afron Kosovën me SEPA-n dhe tregun e BE-së

Bashkimi Evropian reagoi sot pas miratimit të ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave në lexim të dytë nga Kuvendi…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Banka e Shqipërisë nuk është sulmuar as në vitin 1997

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me drejtuesit e sistemit bankar ku shprehu solidaritetin e qeverisë pas sulmeve të…