Promovohet në Greqi libri “Lindur së prapthi” – “Αναποδογεννημένη” i autores Rita Petro

Aktiviteti u organizua nga Ambasada e e Shqipërisë në Greqi, në bashkëpunim me shtëpitë botuese Bythebook dhe ALBAS.


Në një atmosferë të ngrohtë letrare dhe dialogu kulturor, në Athinë u promovua me sukses libri “Lindur së prapthi” – “Αναποδογεννημένη” i autores Rita Filipi, në ambientet e Black Duck.

Aktiviteti u organizua nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi, në bashkëpunim me shtëpitë botuese Bythebook dhe ALBAS.


Vepra, e përkthyer në greqisht nga Nikos Kacalidhas, sjell një qasje intime dhe reflektuese mbi identitetin, kujtesën dhe marrëdhëniet njerëzore. Mbrëmja u nderua me pjesëmarrjen e Udhëheqësit të Zyrës së Interesave të Kosovës në Greqi, z. Fitim Gllareva, Drejtueses së shtëpisë botuese “By the Book”, znj. Meri Thermioti, si dhe botuesve, artistëve, dashamirësve të letërsisë dhe përfaqësuesve të komunitetit kulturor shqiptar dhe grek.

Në fjalën e saj, ambasadorja Hajdaraga vlerësoi rëndësinë e promovimit të letërsisë shqipe jashtë vendit, si një urë që forcon dialogun kulturor dhe afron më shumë dy popujt.

Një nga momentet më të veçanta të mbrëmjes ishte interpretimi artistik i fragmenteve nga libri nga aktorja Algiona Aga dhe gazetarja Ira Londo, të cilat i dhanë veprës një dimension të gjallë dhe emocional.

Gjatë fjalës së saj, autorja Rita Petro ndau frymëzimin dhe emocionet që qëndrojnë pas veprës, duke e vënë theksin te shkrimi si akt çlirimi dhe vetë-njohjeje, në një bashkëbisedim të hapur me publikun.

Ky aktivitet u shndërrua në një urë të rëndësishme kulturore mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke bashkuar diplomatë, artistë dhe lexues në një atmosferë dialogu dhe mirëkuptimi.

Rama: Sektori i ndërtimit jo skenë krimi, provë e një transformimi të madh

Bashkë me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, kryeministri Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me sipërmarrësit për rritjen e…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Sektori i ndërtimit jo skenë krimi, provë e një transformimi të madh

Bashkë me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, kryeministri Rama zhvilloi sot një bashkëbisedim me sipërmarrësit për rritjen e…