Shqipëria mirëpret armëpushimin ndërmjet SHBA-së dhe Iranit dhe nxit dialogun gjithëpërfshirës

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme mirëpriti sot marrëveshjen për armëpushimin dyjavor ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, e cila synon të hapë rrugën drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme të konfliktit të përshkallëzuar në Lindjen e Mesme.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme mirëpriti sot marrëveshjen për armëpushimin dyjavor ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, e cila synon të hapë rrugën drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme të konfliktit të përshkallëzuar në Lindjen e Mesme.

Në një reagim zyrtar, MEPJ thekson se Shqipëria ka mbështetur vazhdimisht përpjekjet për ulje të tensioneve, vetëpërmbajtje dhe dialog kuptimplotë.

MEPJ nënvizon se, ndërprerja e furnizimeve globale me energji, përfshirë ndikimin e paqëndrueshmërisë rreth Ngushticës së Hormuzit, vijon të prekë ekonomitë në mbarë botën, duke theksuar urgjencën e rivendosjes së stabilitetit dhe garantimit të rrjedhës së lirë të tregtisë detare.

“Ne vlerësojmë rolin konstruktiv të luajtur nga Pakistani, Egjipti, Turqia dhe Arabia Saudite në mbështetje të përpjekjeve për ulje të tensioneve dhe dialog”, shton MEPJ.

Sipas MEPJ, respektimi i armëpushimit dhe angazhimi me mirëbesim drejt një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme do të përbëjnë një kontribut të drejtpërdrejtë për stabilitetin rajonal, sigurinë dhe paqen për të gjithë.

/Burimi ATSH

Rama: Fond të veçantë për ata që duan pensione më të larta

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria po diskuton disa ndërhyrje të tjera të rëndësishme për pensionin duke përfshirë edhe…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Fond të veçantë për ata që duan pensione më të larta

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria po diskuton disa ndërhyrje të tjera të rëndësishme për pensionin duke përfshirë edhe…