Spiropali në mbështetje të protestës së studenteve në Shkup: Gjuha shqipe është e drejtë themelore, jo temë diskutimi

Ish-ministrja e Jashtme dhe deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali ka dalë në mbështetje të protestës së studentëve në Maqedoninë e Veriut për gjuhën shqipe.


Ish-ministrja e Jashtme dhe deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali ka dalë në mbështetje të protestës së studentëve në Maqedoninë e Veriut për gjuhën shqipe.

Me anë të një postimi në Facebook, Spiropali thekson se të protestosh sot për gjuhën shqipe nuk është vetëm alarm, por një sinjal që sipas saj, diçka thelbësore sërish nuk po funksionon siç duhet.

Ajo thotë se gjuha shqipe nuk është çështje diskutimi apo interpretimi, por është një e drejtë themelore.

“Një vijë e hollë e ndan dinjitetin nga heshtja. Kështu ka qenë ngahera. Të protestosh sot për gjuhën shqipe nuk është vetëm alarm. Është një sinjal që diçka thelbësore sërish nuk po funksionon siç duhet.

Kur një e drejtë që parashikohet në Kushtetutë dhe në ligj kërkohet në rrugë, atëherë lind nevoja për më shumë vëmendje dhe reflektim mbi zbatimin e saj në praktikë. Sepse të drejtat nuk duhet të mbeten vetëm në letër; ato duhet të jetohen në përditshmëri.

Gjuha shqipe nuk është çështje diskutimi. Nuk është kompromis. Nuk është temë për interpretim të paqartë institucional. Është e drejtë themelore”, thuhet në postimin e ish ministres së Jashtme.

Sipas saj, protesta e studentëve sot është më shumë se një reagim, është një thirrje e qartë për të forcuar standardet dhe për të garantuar të drejtat themelore.

“Një shtet që garanton gjuhën, forcon barazinë. Dhe një shtet që forcon barazinë, ndërton besim dhe stabilitet për të gjithë qytetarët e tij.

Mbështetje për studentët që po mbrojnë jo vetëm gjuhën, por edhe dinjitetin e parimet mbi të cilat duhet të funksionojë një shoqëri e drejtë. Kjo nuk është vetëm çështje e shqiptarëve. Kjo është një provë e rëndësishme për të gjithë, për mënyrën se si funksionon shteti në praktikë, jo vetëm në parim.

Sidomos për dy vende mike, që ndajnë të njëjtin horizont dhe të njëjtën aspiratë europiane, respektimi i të drejtave dhe forcimi i barazisë nuk është vetëm detyrim, por edhe drejtim i përbashkët”, mbyll postimin e saj deputetja socialist.

Burimi RTSH.al

Lexo më shumë nga

Spiropali në mbështetje të protestës së studenteve në Shkup: Gjuha shqipe është e drejtë themelore, jo temë diskutimi

Ish-ministrja e Jashtme dhe deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali ka dalë në mbështetje të protestës së studentëve në Maqedoninë…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Spiropali në mbështetje të protestës së studenteve në Shkup: Gjuha shqipe është e drejtë themelore, jo temë diskutimi

Ish-ministrja e Jashtme dhe deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali ka dalë në mbështetje të protestës së studentëve në Maqedoninë…