UNED hap program masteri për studime të Bashkimit Europian në Gjirokastër

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro njoftoi sot hapjen e një programi të ri masteri në qytetin e Gjirokastër, në bashkëpunim me Universitetin Kombëtar të Edukimit në Distancë të Spanjës (UNED).


Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro njoftoi sot hapjen e një programi të ri masteri në qytetin e Gjirokastër, në bashkëpunim me Universitetin Kombëtar të Edukimit në Distancë të Spanjës (UNED).

Programi “Master në Studime të Bashkimit Europian” do të zhvillohet në kampusin e ri të UNED në Gjirokastër dhe synon të ofrojë mundësi të avancuara studimi për të rinjtë që duan të ndërtojnë një karrierë me dimension europian.

Kumbaro thekson se, janë në dispozicion 20 kuota, çka garanton një proces përzgjedhjeje konkurrues dhe cilësor.

Të gjitha lëndët do të zhvillohen nga profesorë të UNED, të specializuar në fusha si drejtësia, ekonomia dhe shkencat politike, ndërsa programi do të plotësohet edhe me leksione nga ekspertë të Bashkimit Europian.

Aplikimet për vitin akademik 2026–2027 janë të hapura dhe do të pranohen deri më 29 maj 2026. Procesi i aplikimit kryhet tërësisht online përmes platformës së universitetit.

Ky program është një hap i rëndësishëm në ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë në Shqipëri dhe në rritjen e mundësive për studentët shqiptarë për të ndjekur programe europiane pa u larguar nga vendi.

Burimi ATSH

Zgjerimi i BE-së, Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në edicionin e 12-të të “Tirana Connectivity Forum”, një…

Global 360

DASH përshëndet Shqipërinë për nënshkrimin e marrëveshjeve ”Artemis”: Ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-ve

Shqipëria është vendi i 73-të që nënshkruan këto marrëveshje deri më sot, duke konfirmuar angazhimin e saj për eksplorimin dhe…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Beretat jeshile zbarkojnë në Tiranë

Si sot 35 vjet më parë, më 1 tetor 1991, u rihap Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, një…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Zgjerimi i BE-së, Hoxha: Koha për veprim, Shqipëria po bën pjesën e saj

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha mori pjesë në edicionin e 12-të të “Tirana Connectivity Forum”, një…